Kryeziu: LDK e gatshme ta zëvendësojë secilin ministër

Kjo, sipas tij, me kusht që të "përmirësohet perfomanca e qeverisë", dhe "duke pasur parasysh integrimet evropiane, kërkesat që ka BE ndaj Kosovës, veçanërisht luftën kundër korrupsionit dhe dukurive të tjera".
"Me këtë projeksion LDK është e gatshme që secilin ministër ta zëvendësojë me ndonjë tjetër, jo ta shkarkojë ta zëvendësojë", theksoi Kryeziu para gazetarëve pas mbledhjes, por pa dhënë emra konkretë.
Nëse projeksioni Qeverisë së Kosovës, përkatësisht i kryeministrit thotë se akcili ministër nuk më vyen, tha Kryeziu, LDK sot i ka dhënë besimin blanko, por me këtë kusht që ta marrë përsipër perfomancën e lakmueshme të qeverisë.
I pyetur për emrat konkret të ministrave që duhet zëvendësuar, e që kanë arritur në Kryesi, Kryeziu tha se parimisht është marrë vendimi për ndryshime në qeveri, duke thënë se "askush këtu nuk është imun".
Kryeziu nuk përmendi asnjë emër ministri që do të zëvendësohet, megjithëse një anëtar i Kryesisë së LDK-së pak më parë kishte njoftuar për tre emra konkretë.
Paraprakisht anëtari i Kryesisë së LDK-së, Sali Asllanaj i njoftoi gazetarët me emrat konkretë të ministrave që do të zëvendëson dhe me ata që vijnë. Ai tha se Haki Demolli, Bujar Bukoshi dhe Lutfi Haziri do të jenë tre ministrat e ardhshëm të cilët do të zëvendësojnë, Nekibe Kelmendin, Alush Gashin dhe Valton Beqirin. /qik/telegrafi/





















































