LAJMI I FUNDIT:

Kryevepër në flokë: Si të bëni tallaze të lagura në flokë që janë të denja për tapetin e kuq

Kryevepër në flokë: Si të bëni tallaze të lagura në flokë që janë të denja për tapetin e kuq

Bukuria e këtij modeli flokësh është se mund të arrihet në flokë të çdo gjatësie

Ky stil është shumë i lehtë për t’u arritur, dhe me të vërtetë nuk është aq i komplikuar sa duket.


Më poshtë Anthony Cole ndan gjithçka që duhet të dini për vetë krijimin e tallazeve të lagura me gishta, transmeton Telegrafi.

Hapi i parë

Cole fillon duke u larë me një shampo dhe balsam hidratues. “Kur flokët janë të hidratuar, janë më fleksibël dhe elastikë, gjë që është ideale për bërjen e tallazeve me gishta”, thotë stilisti. Pasi të keni larë flokët, thajini butësisht me një peshqir.

Hapi i dytë

Aplikoni xhelin në flokët tuaj dhe krihni mirë, më pas aplikoni vajin. “Përzierja e vajit me xhelin u jep flokëve më shumë fleksibilitet dhe parandalon që xheli të dëmtohet”.

Hapi i tretë

Krihni flokët drejt poshtë nga të dyja anët. “Për të bërë tallaze të lagura me gishta, mbajeni krehrin horizontalisht kundër kokës, në mënyrë që dhëmbët të prekin lëkurën e kokës, vendosni një gisht në një pjesë të flokëve dhe tërhiqeni krehin poshtë dhe drejt ballit dhe do të shihni formën e një tallazi deti.

Hapi i katërt

Futeni gishtin nën tufën e re të flokëve dhe lëvizni krehrin në drejtim të kundërt për të formuar një tallaz në drejtimin tjetër. Vazhdoni të ndiqni këtë model deri në fund dhe përreth flokëve tuaj për të formuar një model flokësh.

Hapi i pestë

Thajini lehtë flokët me zgjatimin e detyrueshëm në mënyrë që frizura të mos humbasë formën e saj.

Hapi i gjashtë

Hapi i fundit është të aplikoni vaj spërkatës në flokë për shkëlqim të lehtë dhe ndjenjë të mëndafshtë.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Shtatzëna
Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye

Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye

Flokë dhe stil
Kur testi i shtatzënisë rezulton negativ i rremë: Ka tri arsye për shfaqjen e vetëm një vije, e treta është shumë e rrezikshme!

Kur testi i shtatzënisë rezulton negativ i rremë: Ka tri arsye për shfaqjen e vetëm një vije, e treta është shumë e rrezikshme!

Këshilla dhe arsye
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është

Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"

Aksesorë
Java e parë e shtatzënisë: Është koha për planifikim dhe jetë të shëndetshme

Java e parë e shtatzënisë: Është koha për planifikim dhe jetë të shëndetshme

Shtatzëna
A mund të gabojë testi i shtatzënisë kur tregon që nuk jeni shtatzënë?

A mund të gabojë testi i shtatzënisë kur tregon që nuk jeni shtatzënë?

Shtatzëna
Kalo në kategori