Kryetarja e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Fëllanza Knushaj, ka pritur sot në takim gjyqtarët e rinj Albana Curri dhe Shpend Makasqi, të cilët së fundmi janë dekretuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit, kryetarja Knushaj uroi gjyqtarët e rinj për emërimin e tyre dhe për fillimin e trajnimit praktik në Akademinë e Drejtësisë, duke iu dëshiruar suksese në këtë etapë të rëndësishme të përgatitjes profesionale.


Ajo theksoi rëndësinë e përkushtimit, integritetit dhe profesionalizmit në ushtrimin e detyrës gjyqësore, si vlera thelbësore për forcimin e sistemit të drejtësisë në vend. /Telegrafi/