LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” zbulon detajet e pathëna të vizitës së ish-presidentit Clinton në Kosovë (Video)

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” zbulon detajet e pathëna të vizitës së ish-presidentit Clinton në Kosovë (Video)

Shteti më i fuqishëm në botë dhe aleati kryesor i Kosovës, Amerika sot feston 4 korrikun- Ditën e Pavarësisë.

Duke marrë parasysh faktin se shteti amerikan konsiderohet si mik i Kosovës, kjo festë festohet edhe tek ne.

Po në këtë datë, por në vitin 2004 në Kosovë u formua edhe organizata “Miqtë e Amerikës”. Agim Rexhepi kryetar i kësaj shoqate, për RTV21, zbuloi disa të pathëna gjatë vizitës së ish presidentit amerikan Bill Clinton në Kosovë, në vitin 2009.


Rexhepi tha se as ish-presidenti i Kosovës Fatmir  Sejdiui dhe as ish- kryeministri  Hashim Thaçi as ish ambasadori Dell nuk kanë qenë të informuar për vizitën e Clintonit në Kosovë.

Rexhepi tregoi se Thaçi e ka dërguar atë në Amerikë për të biseduar me Clinton, për ta bindur që të vijë  në Kosovë.

“Jo që nuk arrita me pas takim, po i  mora katër përgjigje negative që për shkak të agjendës. Ky është ekskluzivitet që po e potencoj… Arsyeja është e thjeshtë për shkak se paraprakisht duhet të kordinohemi për agjendën paraprakisht, uhen gjashtë deri në tetë muaj, për shkak të sigurisë dhe elementeve të tjera përcjellëse … Prapë kur jam kthy në Kosovë kam insistu”, tha ai.

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, ka folur edhe për vendosjen e shtatores së presidentit Clinton në Prishtinë, duke potencuar shtyerjen e vendosjes së saj, për çfarë kishte reaguar edhe vetë presidenti Clinton, i cili kishte pyetur se çfarë është duke ndodhur.

Ai foli edhe për aktivitetet e tij, bërë përgjatë viteve si kryetar i shoqatës ” Miqtë e Amerikës” edhe për takimin e tij me ish-presidentin e Amerikës, Bill Clinton, ku tregoi edhe një detaj interesant të ish-presidentit amerikan në lidhje me shqiptarët.

Rexhepi tha se nga shkrimet, Bill Clinton e ka çmuar Nënë Terezën dhe ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Politikë
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

Politikë
Kalo në kategori