LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Ohrit: Do ta dekorojmë qytetin pavarësisht vendimeve të qeverisë

Kryetari i Ohrit: Do ta dekorojmë qytetin pavarësisht vendimeve të qeverisë

Kriza energjetike ka rënduar punën e komunave. Kur po afrohen festat e fundvitit nuk dihet ende se çfarë vendimi do të sillet për dekorimet e qyteteve. Por një gjë është e sigurt se Ohri do të dekorohet pavarësisht vendimeve të qeverisë, tha Kirill Pecakov kryetar i kësaj komune.

“Po plani është të dekorohet, Ohri është vend turistik, qytet turistik”, deklaroi Kirill Pecakov-kryetar i Komunës Së Ohrit.

Ai tha se Ohri nuk është si çdo qytet tjetër, por është qendër turistike dhe nuk do ta respektojë vendimin e qeverisë nëse ndalon dekorimet .


“Po e përsëris, Ohri është qendër turistike dhe shpresoj që vendimet e tyre që i sjellin sot për në mbrëmje dhe të lidhura me krizën energjetike duhet të fillojnë ata t’i respektojnë, por sërish do të them Ohri është qendër turistike të cilin do ta vizitojnë një numër i madh turistësh dhe gjithsesi nuk do të duroj”- tha deklaroi Kirill Pecakov-Kryetar i Komunës Së Ohrit.

Por a do ta bëjë të njëjtën gjë edhe Ramiz Merko, kryetar i Komunës së Strugës, pasi që edhe Struga është qytet turistik.

“Dekorimi i qytetit do të realizohet me dekore të viteve të mëparshme dhe me një buxhet më modest (i cili do të votohet në seancën e radhës së këshillit komunal).
Do të dekorohet pjesa qendrore e qytetit duke përfshirë edhe urën kryesore të Drinit të Zi”- thanë nga Komuna e Strugës.

Kujtojmë se viteve të fundit shumë komuna kanë hequr dorë nga zbukurimet e qyteteve për festat e fundvitit me qëllim që ato mjete tua dedikojnë familjeve të rrezikuara sociale. Ndërsa tani për tani për shkak të krizës energjetike nuk është sjellë ende një vendim nëse do tu lejohet komunave të zbukurojnë qytetet./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori