Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, së bashku me Mitsunori Ogasawara – shefi i Zyrës Japoneze në Kosovë dhe Satoshi Abe, drejtor gjeneral i kompanisë “Jetro” në Vjenë kanë vizituar kompaninë “Gjirafa”.
Kryetari i OEK-ut Berat Rukiqi tha se janë të interesuar të promovojnë shtetin e Kosovës përmes bizneseve.
Rukiqi theksoi se është e rëndësishme të kemi përkushtim dhe të kemi lidhje të forta me institutet japoneze.
“Kam pasur rastin të shoh biznese në Japoni dhe ata kanë bërë një punë të mirë. Kemi qenë më të fokusuar në vitin 2018 në bizneset japoneze, gjatë së cilës ka ndodhur edhe rihapja e ambasadës japoneze në Prishtinë. Sapo të kemi një agjendë ne do të punojmë me kompani të ndryshme që të jenë pjesë e promovimit të shtetit sepse jam i interesuar të kemi promovim nga bizneset dhe jo nga politika”, tha Rukiqi.
Ai ka përmendur sa e rëndësishme është promovimi i vendit përmes biznesit. Ndër to ai përmendi Gjirafën, kompani të cilën e vlerësoi të rëndësishme për tregjet vendore dhe ndërkombëtare.
“Gjirafa” është modeli më i mirë i rritjes jo të lehtë të kompanive tona. E bazuar në një cilësi që është e rëndësishme edhe për tregjet ndërkombëtare. Është në vazhdën e përgatitjes së investimeve në Kosovë dhe i intensifikimit të kompanive. Japonia është ndër vendet me të rëndësishme sot sa i përket ekonomisë. Është vendi ku aty që hyn lë gjurmë. Përmes këtyre shembujve e kemi një mundësi të mirë për promovimin e vendit dhe mundësive që ka ky vend”, tha ai.
Gjatë takimit u shfaq interesim i të dy palëve për të investuar në Kosovë.
Satoshi Abe tha se do të forcojnë lidhjet me bizneset kosovare.
Abe tregoj qe mbulojmë tetë shtete dhe deri tani aktivitetet tona nuk kanë qenë të përfshira në Kosovë. Nuk e dimë çfarë mund të bëjmë këtu, por ne mendojmë se së pari të dërgojmë investitorë të lidhur me misione ekonomike. Ne duhet të forcojmë lidhjet tona me autoritetet e Kosovës dhe me bizneset”, tha Abe.
Satoshi Abe, drejtor i kompanisë “Jetro” në Vjenë, tha se do të promovojnë cilësinë e kompanive shqiptare dhe japoneze.
“Në këtë rast të 10-vjetorit të lidhjeve diplomatike me Kosovën, unë vizitoj Kosovën për herë të parë dhe mësoj se Kosova është një shtet i mirë. Do të promovojmë cilësinë mes kompanive si të Kosovës ashtu edhe ato japoneze”, u shpreh ai.
Drejtor i kompanisë “Gjirafa”, Mërgim Cahani, u shpreh i gatshëm për mundësitë e bashkëpunimit.
“Është kënaqësi te shohësh si Japonia është zhvilluar si shtet ndër vite. Si ‘Gjirafë’ kemi mundësi te mësojmë prej kompanive të tjera. Jemi të gatshëm gjithmonë të dimë si janë mundësitë e bashkëpunimit për me ecë përpara”, ka thënë Cahani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova