LAJMI I FUNDIT:

​Kryetari i Obiliqit ndan pagën e tij për familjet në nevojë

​Kryetari i Obiliqit ndan pagën e tij për familjet në nevojë

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka uruar qytetarëve agjërim të lehtë dhe të pranuar nga Zoti i madhërishëm, duke theksuar se në këtë situatë pandemie jemi të ndarë fizikisht, por shpirtërisht jemi më të bashkuar se kurrë më parë.

Kryetari Gashi, po ashtu, ka ndarë pagën e tij të muajit prill për familjet në nevojë të Komunës së Obiliqit, që sadopak t’iu lehtësohet gjendja dhe sofra e tyre të jetë e begatshme dhe e mbushur me gëzime në këtë muaj feste.

Postimi i plotë:


Bashkëqytetarë të nderuar

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, më lejoni që të ju uroj këtë muaj të sakrificës e solidaritetit duke ju dëshiruar agjërim të pranuar nga Zoti i madhërishëm.

E di se festat gjithmonë kanë bashkuar familjarët, të afërmit dhe miqtë, por në kohën e kësaj pandemie globale, për fat të keq kjo festë do të na gjejë të ndarë fizikisht, por shpirtërisht jemi më të bashkuar së kurrë më parë! Situata në të cilën ndodhemi, nuk është aspak e lehtë për shumicën prej nesh!

Andaj, që të lehtësohet kjo gjendje sadopak, kam ndarë pagën time të muajit Prill, për familjet në nevojë që sofra e tyre të jetë e begatshme dhe e mbushur me gëzime në këtë muaj feste!

Do të jemi bashkë në çdo sfidë, me përkushtim të plotë do jemi në shërbimin e secilit prej jush, në përmbushjen e kërkesave tuaja, për ju kemi vetëm një kërkesë të vazhdoni të qëndroni në shtëpi, në mënyrë që shumë shpejt të gëzohemi së bashku! Xhafer Gashi

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
230 mijë euro dëm,

230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë

Lajme
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Lajme
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Drejtësi
Kalo në kategori