Tetova i dha sot lamtumirën e fundit këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta papritur në moshën 40-vjeçare.

Ceremonia mortore u zhvillua në një atmosferë të rënduar, ku familjarë, miq dhe figura publike iu bashkuan për të nderuar kujtimin e artistit.


Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e papritur të këngëtarit të dashur për publikun.

Përmes një postimi në Facebook, Kasami shkruan: “Lamtumirë, Shpat Kasapi! Tetova humbi një artist të madh, një njeri të mirë, një bir të saj dhe mikun e rinisë. U bëfsh lule e xhenetit, Shpat”.

Shpat Kasapi u varros sot (e diel) në orën 14:00 në varrezat e qytetit të Tetovës, duke u përcjellë për në banesën e fundit nga familjarët, miqtë dhe kolegët e tij. /Telegrafi/