Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se Drejtoria për Mbrotje dhe Shpëtim gjatë periudhës 2021-2024 ka realizuar një punë të rëndësishme për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, në pastrimin e lumenjëve, donacioneve, dëmeve nga vërshimet.
Po ashtu kryetari i Gjilanit tha se janë bërë investime në pajisje, sistemi i radiolidhjeve, repetitori për NJPZSH, inicimi i procedurave tenderuese 9 mijë 800 euro, pompat termike 16 mijë euro, automjete sulmuese, xhipa 50 mijë euro, automjet me shkallë hidraulike 30 metra lart, me bashkëfinancim nga ORANA Gmbh 32 mijë euro.
“Këto investime janë thelbësore për të garantuar një sistem të fortë dhe efikas të mbrojtjes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët”, tha ai.
Derisa i pari i komunës, tregoi edhe për pastrimin e shtretërve të lumenjve, ku janë parandaluar dëme milionëshe nga vërshimet. Ku gjatë vitit 2022 deri më tani nga buxheti komunal me 100 mijë euro janë pastruar 14 kilometra lumenj, përmes DSHPIB.
Ai shton se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka kontribuar në pastrimin e lumenjve për 6 kilometra gjatësi, gjithsej 20 kilometra janë pastruar. Në total, afër 300 mijë euro janë shpenzuar për pastrimin e lumenjve.
Nga viti 2021 deri në vitin 2024, Hyseni thotë se Drejtoria për Siguri dhe Mbrojtje ka kontribuar rreth 36% për rritje të numrit të anëtarëve dhe rreth 66% rritje të pagave për anëtarët e SHZV-së.
I pari i Gjilanit, tregoi se gjatë periudhave 2022-2024 është implementuar dokumenti strategjik “Dokumenti për Vlerësimin e Rrezikut dhe Rekomandimet”, i nevojshëm për të identifikuar dhe vlerësuar rreziqet e mundshme në një organizatë apo institucion dhe për të dhënë rekomandime për masat mbrojtëse.
Ndër të tjera ai thekson se në vitin 2022 është bërë krijimi i grupit punues për hartimin e DVRR, derisa në vitin 2023 është bërë mbledhja dhe përpunimi i të dhënave dhe në vitin 2024 ky dokument është aprovuar në Asamblenë Komunale.
“Kjo drejtori ka bashkëpunuar me autoritetet lokale dhe organizatat humanitare për të trajtuar dëmet nga vërshimet, duke i’u siguruar ushqim, ujë dhe strehim të përkohshëm banorëve të prekur nga vërshimet”, tha Hyseni.
Në të njëjtën kohë janë duke punuar për të planifikuar rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar. Gjatë vitit 2021, dëmet nga vërshimet ka qenë 1.671,766.89€, ndërsa në vitin 2022-2023 kanë qenë 20 mijë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policia në Gjilan për një javë shqipton mbi 1 mijë gjoba – apelon qytetarët të respektojnë dispozitat ligjore në trafik

Mirënjohje për kontributin – Kryetari Haliti nderon mësimdhënësit e pensionuar

Festivali “BookFest” drejt përmbylljes në Gjilan – Lexuesit e rinj tregojnë interes të madh për librat

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

“Team Nubi”, Parashuta e veçantë që morën si surprizë Gjesti dhe Egli

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës