Kryetarët e komunave në Maqedoninë e Veriut disa herë janë shprehur se janë të gatshëm që të marrin përsipër më shumë kompetenca por pushteti qendror deri më tash nuk ka shprehur vullnet për një gjë të tillë. Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ankohet se pushteti qendror nuk ka bërë asgjë që të vazhdojë procesi i decentralizimit.
“Është një nga kushtet elementare të Marrëveshjes së Ohrit, keni parasysh që lufta e 2001 është ndërprerë me një dakordësim që Maqedonia të vazhdojë të mbetet shtet unitar por me një decentralizim të theksuar. Fatkeqësisht shteti mbeti unitar por nuk kishim një decentralizim të mirëfilltë dhe kjo ka bërë që Maqedonia e Veriut të jetë një nga shtetet më të centralizuara. Edhe përkundër faktit që në BNJVL ka qëndrime të dakorduara nga të gjitha komunat që të vazhdojë procesi i decentralizimit, kjo qeveri në dy mandatet e saj, nuk bëri lëvizjen më të vogël për të bërë një decentralizim të mirëfilltë”, thotë kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Ai më tej shprehet se komunat jo vetëm komunat janë të përgatitura por ata kanë edhe nevojë për më shumë mjete.
“Prandaj, në vlerësojmë se qeveria e ardhshme duhet të ketë prioritet vazhdimin e decentralizimit sepse komunat jo që janë të përgatitura por ata kanë edhe nevojë për më shumë mjete, më shumë mundësi që t`ju shërbejnë qytetarëve, kur dihet se komunat janë pushteti më i afërt më qytetarët i cili më së shpejti i zgjidh problemet e qytetarët që i kanë në përditshmëri”, deklaroi Kasami.
Stagnimi haset në shumë fusha, pohon Kasami. Sipas tij, kultura, sfera sociale e kështu me radhë janë ende nën ingerenca të pushtetit qendror.
“Kemi stagnim në të gjitha fushat, nuk kemi decentralizim të mirëfilltë fiskal, komuna e Tetovës nuk ka asnjë institucion kulturor, në nivelin e decentralizimit social nuk kemi kompetenca, kemi disa përgjegjësi por nuk kemi mjete të mjaftueshme, kemi në disa fusha edhe përzierje të kompetencave me pushtetin qendror., kështu që janë arsimi, sporti, gati në të gjitha fushat kemi ngecje të decentralizimit. Në dy mandate kjo qeveri nuk bëri asnjë lëvizje të vazhdimit të decentralizimit” shtoi më tej kreu i pushtetit lokal në Tetovë.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov, kohë më parë sqaroi se edhe ligji për pushtetin lokal duhet të pësojë ndryshime por për votimin e tij duhet që në kuvend të sigurohen dy të tretat e votave.
“Ne punojmë për fazën e ardhshme të decentralizimit, ku duhet që kompetenca të caktuara duhet të barten tek komunat. Mund të them se punojmë sipas parimit asimetrik të decentralizimit dhe jo si deri më tani për të gjithë komunat njëjtë, por ata komuna që nuk kanë kapacitete për kompetenca të caktuara, përmes komunës fqinje do t`i kryejnë ata kompetenca. Ky projekt është përpiluar, është analizuar, por vet ndryshimi i ligjit për pushtet lokal kërkon shumicë në Kuvend. Në ndërkohë, deri në vitin 2025, komunat do të marrin nga 0.5 për qind nga TVSH-j, por pas vitit 2025 do të ketë zgjidhje tjetër”, tha Penov./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania