LAJMI I FUNDIT:

Kryetarët e gjykatave diskutojnë rreth menaxhimit të pandemisë në gjyqësorë

Kryetarët e gjykatave diskutojnë rreth menaxhimit të pandemisë në gjyqësorë

Me ftesë të kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, është mbajtur takimi virtual mes kryetarëve të gjykatave dhe kryesuesit të KGJK-së, ku është diskutuar menaxhimi i situatës me pandeminë në aspektin e mbajtjes së seancave gjyqësore dhe koordinimi i aktiviteteve me Këshillin Gjyqësor, bazuar në rrethanat e krijuara, si pasojë e virusit COVID-19.

Kryetari Peci theksoi nevojën e eliminimit të disa dilemave që janë shfaqur tek gjyqtarët rreth mbajtjes së seancave gjyqësore në kohë pandemie, pavarësisht planit emergjent të përpiluar nga KGJK dhe vendimeve përcjellëse.


Sipas tij, është e nevojshme që secili kryetar gjykate të përpilojë rregulla të caktuara të veprimit, duke u bazuar në specifikat e gjykatave që përfaqësojnë.

Po ashtu, kryetari la të hapur mundësinë që si Gjykatë Supreme të dalin në ndihmë të gjyqtarëve me udhëzime, nëse një gjë e tillë, paraqitet e nevojshme.

Kryetari Peci, vuri në pah nevojën e koordinimit mes gjykatave dhe KGJK-së, pasi, pandemia, si në çdo sferë të jetës, edhe në gjyqësorë, ka ndikuar negativisht, duke shtuar numrin e lëndëve të grumbulluara.

Në njoftim thuhet se qëndrim i përbashkët ishte se seancat gjyqësore online mund të mbahen nëse palët paraprakisht pajtohen, ndërsa seancat në gjykata, të mbahen duke respektuar strikt masat mbrojtëse nga virusi COVID-9.

Më tej një komunikatën për media kryesuesi i KGJK-së, Skender Çoçaj, dhe kryetarët e gjykatave shprehën opinionet dhe shqetësimet e tyre lidhur me menaxhimin e situatës aktuale, duke u zotuar për angazhim maksimal dhe thellim të bashkëpunimit në mënyrë që palët të mos pësojnë vonesa të tjera në gjyqësorë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori