LAJMI I FUNDIT:

​Kryesuesi i KPK-së takohet me delegacionin e Komisionit të Venecias, diskutohet vetingu

​Kryesuesi i KPK-së takohet me delegacionin e Komisionit të Venecias, diskutohet vetingu

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku dhe Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, si dhe Prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, morën pjesë në takimin me delegacionin e raportuesve të Komisionit të Venecias për procesin e Vetingut, në Kosovë, Pere Vilanova, Cesare Pinelli dhe Grainne McMorrow.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, në ketë takim, pati diskutime të frytshme për draftin e Konceptdokumentit për zhvillimin e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë.

“Gjithashtu, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku, ka informuar delegacionin për qëndrimin e sistemit prokurorial për procesin e vetingut, me ç’rast ka thënë se KPK-ja dhe sistemi prokurorial i Kosovës mbeten të përkushtuara për të punuar në drejtim të zbatimit të plotë të Strategjisë së Sundimit të Ligjit, e cila ruan pavarësinë institucionale dhe synon të avancojë forcimin e sundimit të ligjit. Po ashtu kishte edhe pyetje dhe përgjigje të dyanshme, me ç’rast ato u adresuan nga raportuesit e Komisonit të Venecias për konceptdokumentin dhe nga ana e përfaqësuesve të tjerë”, thuhet në njoftimin e bërë për media.


Komisioni i Venecias do të japë opinionin e tij gjatë muajit mars për një nga proceset më të rëndësishme për Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori