LAJMI I FUNDIT:

Kryesuesi i KGJK-së paralajmëron masa disiplinore edhe ndaj gjyqtarëve të tjerë serbë që ishin në Beograd në takim me Vuçiqin

Kryesuesi i KGJK-së paralajmëron masa disiplinore edhe ndaj gjyqtarëve të tjerë serbë që ishin në Beograd në takim me Vuçiqin

Kryetarja në suspendim e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stevanoviq duket të mos ketë qenë e vetme në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Serbisë. Bashkë me Stevanoviqin, dyshohet se morën pjesë edhe dy gjyqtaret e tjera të institucioneve të drejtësisë në Kosovë, Dragica Jakoleviq dhe Lidija Vuçuroviq. Të dyja shihen edhe në pamjet e takimit, duke tentuar ta fshehin fytyrën.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka thënë në RTV Dukagjini se me suspendimin e Kryetares së Gjykatës në Mitrovicë i është hapur rrugë edhe hetimit të gjithë anëtarëve tjerë të gjykatës.

“Në Kosovë kryetari i gjykatës është autoriteti kompetent që mund të fillojë hetimet dhe në këtë rast kryetarja do të kishte konflikt interesi potencial për të filluar hetimet, por tashmë është hapur rruga edhe inicimi i procedurave të tjera, pa paragjykuar kush do të jetë subjekt i hetimit”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Jo vetëm Stevanoviq, edhe një tjetër gjyqtare serbe nga Mitrovica pjesë e takimit me Vuçiqin në Beograd
Lexo po ashtu Jo vetëm Stevanoviq, edhe një tjetër gjyqtare serbe nga Mitrovica pjesë e takimit me Vuçiqin në Beograd

Zogaj thekson se autoritetet që mund të iniciojnë këto hetime tashmë janë njoftuar për dyshimet e shfaqura në media në lidhje me pjesëmarrjen e dy gjyqtareve të Gjykatës së Mitrovicës në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Serbisë.

“Janë disa afate kohore për të cilat duhet shqyrtuar rasti. Padyshim se të gjithë që janë përfshirë në proces [takim me Vuçiqin] duhet të jenë subjekt i procedurës disiplinore. Nga momenti që kalojnë 30 ditë nga njoftimi i autoriteteve kompetente, Këshilli kontakton me Kryetarin e Gjykatës Supreme. Pa kaluar ajo kohë në nuk mund të ndërmarrim hapa tjerë”.

Duke folur për bojkotin e gjyqtarëve serb ndaj institucioneve pas suspendimit të Stevanoviqit, Zogaj tha se secili nga ta juridikisht ka gjetur arsye për mungesën në punë.

“Dikush ka thënë se ka shfrytëzuar pushimin vjetor, dikush tjetër atë shëndetësorë e me radhë që në terma praktikë dhe juridikë është në rregull”.

Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor të Kosovës thotë se pavarësisht situatave të vështira rasti me suspendimin e Kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stevanoviq, tregoi se ligji veproi njëjtë me të gjithë pavarësisht etnisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori