Pas marrjes së mandatit në Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, Kroacia mund të përshpejtojë procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ani pse nuk e ka të përcaktuar në programin e qeverisjes.
Kjo po vlerësohet si hap i madh për Kosovën që Kroacia ta përdor pozitën e saj për të hequr paragjykimet e vendeve anëtare si dhe të shtyjë proceset e tjera të Kosovës drejt BE-së.
Njohësi i çështjeve politike, Rrahman Paçarizi, tha për Ekonomia Online se Kroacia mund të bëjë lëvizje në drejtim të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Por siç thotë ai, liberalizimi i vizave është i lidhur me çështje të brendshme të vendit. Andaj Kroacia vetëm mund t’i shtyjë disa procese përpara apo edhe ta vendos në agjendë.
“Nuk mund të pritet mrekulli, por vetëm lëvizje pozitive në drejtim të liberalizimit të vizave, pasi që është e ndërlidhur me çështje të brendshme të Kosovës përfshirë këtu edhe rinisjen e Dialogut me Serbinë e cila nuk mund të ndodhë pa formimin e institucioneve të reja. Kryesimi nga Kroacia mund t’i ndihmojë Kosovës që ti shtyj disa çështje përpara për ti futur në agjendë por nuk e ka fuqinë e mjaftueshme për ti quar gjërat përpara pavarësisht vullnetit të saj”, tha ai.
Paçarizi thotë se qeveria e re duhet të punoj në dialogun me Serbinë dhe në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Luftimi i krimit dhe i korrupsionit që është një kusht i përhershëm që nga fillimi për liberalizimin e vizave. Është një kusht që nuk ka parametra të qartë që mund të matet por është diçka që shkon në vazhdimësi. Kosova sa do që ka bërë përparime mendoj se nuk janë të mjaftueshme për ti bindur vendet e BE-së që janë pjekur kushtet për liberalizimin e vizave. Dialogu me Serbinë do të jetë një prej çështjeve të rëndësishme të BE-së i cili do të luaj me kartën e shkopit dhe karotës në raport me Kosovën dhe Serbinë e cila është shumë përpara në procesin e integrimit në mënyrë që Kosovës t’i miratohet liberalizimi i vizave si shpërblim për heqjen e taksës, për çështje konstruktive me Serbinë e njëjta do të kërkohet edhe nga Serbia”.
Kurse analisti politik, Faton Abdullahu, deklaroi se vendi nuk duhet të zvarritet nga mosformimi i qeverisë, por duhet të shfrytëzohet pozita e Kroacisë në BE.
Abdullahu theksoi se Kosova mund të përfitoj shumë si në procesin e liberalizimit të vizave edhe në procese të tjera, andaj thotë ai se çdo ditë e humbur është dëm për vendin.
“Është lajm i mirë që Kroacia e ka marrë presidencën e BE-së, për shumë arsye. Kroacia e njeh Kosovën, e njeh të kaluarën, i din ambiciet dhe vullnetin politik dhe hapërimin tonë drejt BE-së. Kroacia është ajo që nuk ka paragjykime ndaj Kosovës, ajo mund ta përdor pozitën e saj që ta hekë paragjykimin ku mund të vërehet të disa administrator në Bruksel por edhe të shtetet të cilat na shohin me rezerva dhe hezitim”
“Prirjet e Kroacisë karshi neve nuk mund ta shfrytëzojmë sepse po ngecim për të krijuar qeveri e institucioneve për të vazhduar më punë të rëndësishme. Nuk do të mund ta shfrytëzojmë të mirën që mund ta marrin nga Kroacia pasi po ngecim për të themeluar qeverinë. Është e dhimbshme duke pasur parasysh se çfarë mund të përfitojmë”.
Ai tha se Administrata në Bruksel është komplekse por Kroacia mund të bëjë shumë në përshpejtimin e krijimit të atmosferës politike.
“Është shumë e udhës dhe Kroacia mund të bëjë larg më shumë se sa që ka bërë të tjerët. Kjo është një arsye për të bërë thirrje të dy forcat politike që ta themelojnë qeverinë. Pasi çdo ditë që po humb po humb në dëme të qytetarëve të Kosovës dhe në këtë segment edhe në Liberalizimin e vizave”, ka thënë Abdullahu.
Nga 1 janari e deri me 30 qershor Kroacia do e ketë Presidencën e Këshillit të BE-së. Në këtë funksion Kroacia do të ketë rol kyç në përcaktimin e punës dhe agjendës së BE-së mes 28 vendeve anëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri