Duke përshëndetur aderimin e anëtarëve të rinj në radhët e LDK-së, kryetari i Degës, Agim Veliu, tha se në LDK është e hapur dera për të gjithë ata që më herët kanë qenë në LDK, por edhe për të gjithë ata që nuk kanë qenë e dëshirojnë t’i bashkëngjiten subjektit më të madh politik në Llap.

“Të gjithë atyre që kthehen tek ne sërish nuk ju them se po ktheheni në shtëpinë e vjetër, por në shtëpinë e madhe”, theksoi Veliu, i cili shtoi se gjithmonë do ketë lëvizje nga një parti në një parti tjetër.


“Por, ne nuk kemi shqetësim në këtë drejtim, sepse në bazë të hulumtimeve që kemi bërë, sërish do të jemi të parët”, tha Veliu.

Ish kryetari i nëndegës së AAK-së në Letanc, Bashkim Plakolli, që aderoi bashkë me kryesinë e Nëndegës dhe mbi 20 anëtarë të tjerë, tha se “nga sot kemi shkëputur çdo aktivitet me AAK-në dhe i bashkëngjitkemi LDK-së”. /Telegrafi/