LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori Syla kërkon që rastet e dhunës në familje të trajtohen me prioritet

Kryeprokurori Syla kërkon që rastet e dhunës në familje të trajtohen me prioritet
Foto: Ilustrim

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, ka mbajtur takim me drejtoreshën e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Afërdita Mikullovci, si dhe me shefat e hetimeve të Stacioneve Policore në Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri, si dhe shefin e Hetimeve Rajonale të Policisë së Mitrovicës.

“Në takim është diskutuar bashkëpunimi në mes të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Policisë Rajonale të Mitrovicës, me ç`rast është konstatuar se ekziston një bashkëpunim i shkëlqyeshëm mes tyre, dhe u pajtuan që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të luftimit të dukurive negative në regjionin të cilin e mbulon kjo prokurori.

Po ashtu, temë e rëndësishme e takimit ka qenë diskutimi për rastet e dhunës në familje. Kryeprokurori Syla, është shprehur se është shqetësuese rritja e rasteve të dhunës në familje, si dhe ka kërkuar që këto raste të kenë trajtim të veçantë si dhe të u jepet prioritet. Vlen të theksohet që në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, është i caktuar një prokuror i cili merret ekskluzivisht me këto raste”, thuhet në njoftimin për media.


Gjatë takimit është pajtuar që të Enjten e parë të çdo muaji të ketë takime të rregullta në mes të Kryeprokurorit Syla me drejtuesit e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës. Po ashtu në javën e ardhshme Kryeprokurori Syla do të mbajë takim me Strukturat e Policisë së Rajonit të Mitrovicës- veri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori