LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori Lumezi priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë

Kryeprokurori Lumezi priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando, me të cilin ka biseduar për çështje me interes të përbashkët institucional, përfshirë mbështetjen e Italisë për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe mbështetjen institucionale të investimeve të ndërsjella.

Kryeprokurori e njoftoi diplomatin italian për progresin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe çështjet thelbësore me të cilat ende duhet të përballen, veçanërisht në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.


Ambasadori Orlando konfirmoi gatishmërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh në këta sektorë.

Në fund të takimit, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, falënderoi ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, për vizitën, mbështetjen dhe interesin e treguar për institucionin e Prokurorit të Shtetit./Telegrafi/