LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori Lumezi flet për audio-incizimin ku përmendet edhe emri i tij

Kryeprokurori Lumezi flet për audio-incizimin ku përmendet edhe emri i tij

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thyer heshtjen në lidhje me audio-incizimet e fundit, që kanë dalë në media ku përmendet edhe emri i tij.

Kryeredaktori i portalit Shqip.com, ku po publikohen disa audio-incizime, Lirim Mehmetaj, në të cilat janë përfshirë prokurorë e gjyqtarë, madje edhe kryeprokurori, ka thënë se deri më tani prokuroria nuk ka kërkuar audio materialet për hetime.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka folur për këto pretendime.


“Ne nuk kemi dalë me një prononcim publik për këtë temë, por prokuroria ka filluar hetimet për këtë temë, për të vërtetuar nëse këto përgjime janë të ligjshme apo jo. Sipas informatave të deritanishme që unë kam, përgjimet në fjalë nuk kanë qenë të autorizuara”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Lumezi thotë se personi që ka kryer përgjimet, nuk i ka dorëzuar ato në Prokurori.

I pyetur për lakimin e emrit të tij, Kryeprokurori thotë se nuk ka çfarë të flasë.

“Unë nuk e kam takuar atë person. Ai ka bërë presione dhe ndikime te disa persona për të arritur deri të unë”.

Lumezi thotë se prokurorja e etiketuar nuk e ka njohur personin me të cilin ka kontaktuar.

Kryeprokurori nuk e mohon se ka kontaktuar me personin në fjalë, por sipas tij ai ka tentuar të arrije te Kryeprokurori.

“Personi në fjalë ka tentuar përmes mashtrimeve të vijë deri të Kryeprokurori i Shtetit me arsyetimin se ka dokumente”.

Lumezi thotë se ka raste kur kontakton me njerëz të panjohur për shkak të punës që ka./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori