Pas katër ndeshjeve hapëse të xhiros së shtatë që u zhvilluan dje, sot Liga e Parë sjellë edhe pesë përballje tjera.

Tri takime do të luhen në kuadër të Grupit A.


Dukagjini është nikoqir i skuadrës prizrenase, A&N, Trepca pret në Mitrovicë ekipin e Istogut, ndërsa Onixi sfidon Vushtrrinë në Brestovik.

Ndërkohë, Grupi B do të sjellë dy ndeshje sot.

122161465 4539089652830196 5988643053023686878 o

Takimi më interesant do të luhet ndërmjet Ferizajt dhe Flamurtarit, ndërsa në anën tjetër Vitia është vendëse e Ramiz Sadikut.

Ndeshja e mbetur e kësaj xhiroje ndërmjet Ulpianës dhe Dardanës, do të zhvillohet të hënën.

Të gjitha takimet fillojnë prej orës 14:00.

LIGA E PARË –  GRUPI A

Dukagjini – A&N

Trepça – Istogu

Onix – Vushtrria

GRUPI B

Ferizaj – Flamurtari

Vitia – Ramiz Sadiku. /Telegrafi/

telegrafi sport app