Një grua ka humbur jetën pasi ka kërcyer nga një lartësi prej 268 metra nga kulla ikonike e Sydney të Australisë, duke i tmerruar turistët që panë këtë ngjarje.

Gruaja po merrte pjesë në ecjen mbi kullë me një grup turistësh, për ta shijuar panoramën e qytet në një kënd prej 360 shkallëve, transmeton Telegrafi.


1 75

Ajo fillimisht filloi të ecë nëpër platformë e lidhur me një litar të sigurisë, por pas disa sekondave ajo e largoi nga trupi duke i kërcënuar turistët tjerë se do ta lëndojë veten.

2 29

Sipas dëshmitarëve ajo kërceu nga platforma në prezencë të një vajze të vogël, dhe masës tjetër të rriturish që mbetën të shtangur me veprimin e saj.

3 21

Menjëherë në vendin e ngjarjes u shfaqen policia të cilët larguan trupin e pajetë, pasi afër kalonin qytetarë që assesi nuk po mund ta kuptonin motivin që e shtyu gruan ta bëjë këtë gjest. /Telegrafi/

4 17

6 8

7 3

8 3

9 2

10 1

11 1

12 1