Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.H dhe D.T.
“A.H dhe D.T dyshohet se më datë 05.05.2021, rreth orës 19:45 minuta në Pejë, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme për vete, të pandehurit duke vepruar si bashkë kryes dhe nën kërcënimin e armës, shkojnë në filialin e “IPKO”-së, ku kishte qenë duke punuar i dëmtuari V.K, në atë mënyrë që gjersa i dëmtuari kishte qenë duke i numëruar paratë e pazarit, të pandehurit futen në brendi të filialit të veshur me rroba me ngjyrë të zezë dhe nën kërcënimin e pushkës nga i dëmtuari grabit paratë, e më pas largohen nga vendi i ngjarjes ku të njëjtit më pas arrestohen nga policia. Me këto veprime të pandehurit A.H dhe D.T si bashkë kryes kishin për të kryer veprën penale grabitje nga neni 317 par. 3 lidhur me par.1 dhe 31 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit e kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen dhe duke e pas parasysh se të njëjtit fillimisht janë arratisur dhe janë arrestuar pas një pune operative në bashkëpunim me policinë, ashtu që me gjetjen e mundshme të tyre në liri, mund të arratisen dhe të pengojnë rrjedhën normale të procedurës.
“Gjithashtu, në këtë fazë të procedurës do të analizohen video incizimet si dhe do të dëgjohet i dëmtuari dhe vetë të pandehurit andaj, po qe se të pandehurit gjenden në liri do të mund të ndikonin në të dëmtuarit dhe të bashkërendojnë mbrojtjen me njëri – tjetrin e në këtë mënyrë do të vështirësonin procedurën e hetimeve. Për më tepër, duke pas parasysh peshën e veprës penale, motivin, rrethanat dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale në bashkë kryerje dhe nën kërcënimin e armës, tregojnë rrezikun se me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri, mund të përsërisin veprat e njëjta penale apo të kryejnë vepra të ngjashme. Nga të lartcekurat, gjykata ka gjetur se paraburgimi është masa adekuate për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë”, thuhet më tej në njoftim.
Gjykata sipas detyrës zyrtare vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurve në procedurë mirëpo, vlerësoi se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!