LAJMI I FUNDIT:

Kryemyftiu Tërnava: Vaksina anti-COVID nuk e prish agjërimin e Ramazanit

Kryemyftiu Tërnava: Vaksina anti-COVID nuk e prish agjërimin e Ramazanit

Tërnava ka thënë se do të varet nga numri i të infektuarve për mundësinë e faljes së Bajramit në xhamia.

Kryemyftiu i Kosovës Naim Tërnava thotë se për të ruajtur shëndetin publik Bashkësia Islame vitin e kaluar kishte mbyllur xhamitë në Ramazan.

“Ishte vendim i dhimbshëm por tepër i nevojshëm mbyllja e xhamive”, deklaroi Tërnava në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.


Por Tërnava thotë se edhe këtë vit situata është shumë e vështirë sa i përket pandemisë dhe ai u ka bërë thirrje besimtarëve të respektojnë masat e vendosura nga IKSHP.

“Edhe këtë vit siç po shihet do të jetë një Ramazan në kushte jonormale. Unë ftoj të gjithë besimtarët të respektojnë masat e vendosura nga institucionet shtetërore me të vetmin qëllim që të ruhet shëndeti publik”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i muslimanëve të Kosovës thotë se të infektuarit me coronavirus nuk e kanë obligim agjërimin pasi sipas tij të sëmurëve u lejohet të abstenojnë nga agjërimi.

“Nëse bëjnë më mirë më vonë duhet ta kompensojnë me aq ditë sa nuk kanë mundur të agjërojnë”.

Sa i përket Bajramit, Tërnava thotë se do të presin si do të sillet numri i infektuarve deri atëherë.

“Ne do të bashkëpunojmë me institucionet e vendit, IKSHPK-në, Ministrinë e Shëndetësisë dhe do të shohim si do të shkojë situata. Po shpresojmë se do të bie numri i të infektuarve”.

I pyetur nëse vaksina anti-Covid prishë agjërimin Tërnava është përgjigjur.

“Vaksina nuk e prishë agjërimin pasi nuk është ushqyese”, tha ndër të tjera Naim Tërnava./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Lajme
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Kalo në kategori