LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri hungarez: Lindni më shumë se katër fëmijë, do të liroheni nga taksat përgjithmonë

Kryeministri hungarez: Lindni më shumë se katër fëmijë, do të liroheni nga taksat përgjithmonë

Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka njoftuar se një sërë lehtësimesh janë bërë për të gjithë ata qytetarë që rrisin numrin e lindjeve të foshnjave dhe zvogëlojnë emigrimin.

Gjatë fjalimit drejtuar kombit të tij, kryeministri hungarez ka zbuluar “shtatë pikat” që kanë për qëllim të promovojnë dhe mbrojnë familjet, transmeton Telegrafi.

Këto masa përfshijnë lehtësime në taksa për të gjithë ato gra që lindin të paktën katër fëmijë, që sipas tij do të lirohen përgjithmonë nga taksat në pagë mujore dhe do të kenë vetura më të mëdha për familje më të mëdha.


“Plani i veprimit” gjithashtu përfshin zgjerimin e programit të kredisë, për të ndihmuar familjet që kanë të paktën dy fëmijë dhe që synojnë të blejnë shtëpi.

Qeveria gjithashtu do të investojë më shumë në sistemin shëndetësor dhe do të hapë 21 mijë çerdhe të reja. Ndërkaq, gjyshërit do të marrin shtesat e fëmijëve nëse kujdesen për nipat dhe mbesat derisa prindërit nuk i kanë në shtëpi.

“Në Evropë çdo herë e më pak po kemi lindje. Për perëndimin, përgjigja është emigrimi. Për çdo ikje duhet të kompensuar me një tjetër. Por ne nuk kemi nevojë për numra. Kemi nevojë për fëmijë hungarezë”, ka deklaruar Orban. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori