LAJMI I FUNDIT:

Kryefamiljari vrau gruan dhe plagosi kunatën

Kryefamiljari vrau gruan dhe plagosi kunatën

Kasëm Lila, që vrau gruan dhe plagosi kunatën mbrëmjen e djeshme në fshatin Çoçaj në zonën e Ndroqit, njihej si person i qetë nga banorët e zonës, por ishte sëmundja ajo që dyshohet se e shtyu drejt krimit fatal.

Sipas banorëve Lila i është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale në kokë të cilat e kanë lënë me pasoja të vazhdueshme. Ata tregojnë se ai përveç pasojave psikologjike të cilat u reflektuan me vrasjen që ndodhi ka edhe disa shenja në fytyrë si shkak i operacioneve.

Lila e ka treguar edhe më herët gjendjen e rënduar psikologjike ndaj dhe banorët shprehen se në një farë mënyre kjo ishte një vrasje e paralajmëruar. Kasëm Lila rezultonte i skeduar në regjistrat e policisë për probleme të herëpashershme mendore megjithatë nuk ka pasur urdhër mbrojtjeje për bashkëshorten e tij e cila ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra, Afize Lilën.


Krimi i rëndë në familje ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Çoçaj të Tiranës, ku bashkëshorti vrau gruan e tij Afize Lila 47 vjeçe dhe plagosi kunatën F. Lila.

Nga hetimet paraprake, Kasëmi pas një konflikti me të vëllain e vet ka qëlluar me çifte për vdekje bashkëshorten e tij shtetasen Afize Lila dhe ka plagosur kunatën F. Lila, 50 vjeçe e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën./b.l/noa.al/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori