LAJMI I FUNDIT:

Krusha e Madhe simbol i dhimbjes dhe qëndresës

Krusha e Madhe simbol i dhimbjes dhe qëndresës

Krusha e Madhe nuk është vetëm simbol i dhimbjes por edhe i qëndresës. Sakrifica e të rënëve në Krushë është udhërrëfim se si të ecet përpara pa u ndalur.

Kështu u tha në tubimin përkujtimor me rastin e 26 vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se nuk do të harrohet kurrë sakrifica e Krushës.


Ajo rikujtoi këtë masakër ku mbetën të vrarë burra, gra e fëmijë e ku shumë prej tyre ende janë të zhdukur.

Osmani tha se familjet e tyre jetojnë çdo ditë më mallin e një pritje që nuk merr fund asnjëherë, duke përmendur edhe veprimtarin Ukshin Hotin për të cilin tha se ende nuk dihet asgjë, raporton KosovaPress.

“Masakra e Krushës së Madhe nuk është vetëm një krim i tmerrshëm i para 26 vitesh, është e përditshmja jonë është e sotmja jonë sepse dhimbja vazhdon edhe sot sikurse para 26 vitesh. Ajo është një betejë e hapur për drejtësi, prandaj nuk mund të lejojmë që gjaku i atyre që ishin të pafajshëm të mbetet pa zë e që sakrifica e tyre të harrohet. Ne nuk duhet të heshtim, ne nuk duhet të ndalemi nuk duhet të lejojmë që drejtësia të vonohet pafundësisht sepse drejtësia për Krushën e Madhe është drejtësi për gjithë ata që dhanë jetën për lirinë tonë, për heronjtë e UÇK-së dhe për martirët e lirisë. Krusha e Madhe nuk është vetëm simbol i dhimbjes por edhe i qëndresës”, tha Osmani.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se forcat e Serbisë zhdukën me dhunë 64 krushianë dhe dogjën mbi 700 shtëpi bashkë me institucionet fetare e kulturore. Ai shtoi se brenga më e madhe e Serbisë ka qenë djegia e kufomave dhe zhdukja e gjurmëve të krimit.

Kurti theksoi se rënia dhe sakrifica e tyre është udhë-rrëfim se si të ecet përpara pa u ndalur. Ai potencoi se janë krahë për krahë e këmbëngulës drejt rrugës për drejtësi.

“Masakra në Krushë të Madhe ishte pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq. Përkundër kësaj drejtësia ende nuk ka vepruar dhe kryesit nuk janë dënuar. Është evidente që ushtarët dhe policët e Serbisë kanë pasur urrejtje të madhe dhe plan të qartë për të kryer krimet ku brenga e tyre më e madhe ka qenë zhdukja e kufomave.

Pra, zhdukja e gjurmëve të krimit. Zhdukjet me dhunë, rrëmbimet, djegiet dhe hedhja e kufomave në lumë e forma të tjera çnjerëzore të dëmtimit dhe zhdukjes së kufomave janë dëshmi të qarta të këtij projekti gjenocidal”, shtoi Kurti.

Në një fjalë rasti edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi tha se lufta ishte domosdoshmëri dhe se krushianët bënë atë që duhej bërë duke sakrifikuar për lirinë e vendit.

Ai tha se masakra e Krushës së Madhe dhe të Vogël dhe vendeve të tjera është dëshmi e një veprimi të Serbisë kriminale.

Krimet e kryera në fshatrat e Kosovës meritojnë të kenë trajtim të duhur ligjor, derisa shtoi se hetimi dhe gjykimi i krimeve i shërben historisë, në mënyrë që të zbardhet e vërteta dhe fati i të zhdukurve.

“Vrasjet masive, djegiet e kufomave dhe zhdukja e trupave të të vrarëve janë dëshmi të një veprimi të organizuar dhe të zbatuar me shumë kujdes nga Serbia kriminale duke djegur e zhdukur gjurmët e këtij krimi makabër”, tha Latifi.

Ndërsa nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Qemajl Krasniqi tha se mobilizimi ishte gjëja e duhur që duhej bërë për ta ndryshuar statusin e popullit shqiptar në Ballkan.

“Për ta ndërprerë këtë cikël të dhunës e gjakderdhjeve u desh një mobilizim i përgjithshëm dhe banorët e kësaj ane u përgjigjën si duhet”, shtoi ai.

Në datat 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit, u masakruan 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u shkatërruan nga flakët.

Masakra e Krushës së Madhe është një nga ngjarjet më të dhimbshme dhe të tmerrshme të kryera mbi popullsinë shqiptare nga ushtria serbe.

Në trend Lajme

Më shumë
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Lajme
Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Lajme

"Trump do dëbojë mbi 1.800 shqiptarë nga SHBA!" Ministri Hasani rrëfen prapaskenat: Ja pse ndodh

Lajme
Njohja nga Sudani hap debatin në Kosovë – merita e Osmanit apo ndikim i Erdoganit?

Njohja nga Sudani hap debatin në Kosovë – merita e Osmanit apo ndikim i Erdoganit?

Lajme
Rrëfimi i ish-diplomates: Si një shishe verë nga Rahoveci shkaktoi “përplasje diplomatike” mes Japonisë dhe Rusisë në Këshillin e Sigurimit

Rrëfimi i ish-diplomates: Si një shishe verë nga Rahoveci shkaktoi “përplasje diplomatike” mes Japonisë dhe Rusisë në Këshillin e Sigurimit

Lajme
“Nuk i paska pi tabletat”-  zyrtari i Nismës i reagon Ramabajës pasi tha se të hënën zyrtarizohet koalicioni me LVV-në

“Nuk i paska pi tabletat”- zyrtari i Nismës i reagon Ramabajës pasi tha se të hënën zyrtarizohet koalicioni me LVV-në

Politikë
Kalo në kategori