KRU "Prishtina" fton konsumatorët e disa lagjeve të paguajnë faturat e ujti

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" , ka ftuar konsumatorët e disa lagjeve në Prishtinë që në afat sa më të shkurtë t'i kryejnë pagesat për faturat e ujit.
KRU "Prishtina", paralajmëron konsumatorët se nëse nuk kryejnë obligimet financiare, do të shkyçen nga furnizimi me ujë dhe lënda do të shkojë te përmbaruesit privat.
"Ftojmë konsumatorët e lagjes Ulpiana, Bregu i Diellit, Kodra e Trimave dhe lagjes Pejton që në afat sa më të shkurtë t'i kryejnë pagesat për faturat e ujit. E kundërta e moskryerjes së obligimeve financiare për shërbimet e ujit/ shkyçja nga furnizimi me ujë dhe lënda te përmbaruesit privat", thuhet në reagimin e tyre./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































