KRU Mitrovica njofton për punime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit

KRU Mitrovica ka njoftuar qytetarët për punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të qytetit dhe fshatrave përreth.
Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të realizohen në: rrugët “Qazim Cimili”, “Dëshmorët e Kombit”, “Evlia Qelebia”, “Shaban Polluzha”, si dhe në fshatrat Vërnicë dhe Stan Tërg, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, punimet në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në lagjen “2 Korriku”, rrugët “Sedullah dhe Avni Dibrani”, “Evlia Qelebia” dhe fshatin Stan Tërg.
Gjatë kohës së punimeve në rrjetin e ujësjellësit, mund të ndodhin ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat përkatëse.
KRU Mitrovica u bën apel konsumatorëve për mirëkuptim dhe durim gjatë zbatimit të këtyre punimeve. /Telegrafi/


















































