KRU "Mitrovica" identifikon disa raste të kyçjeve ilegale në Vushtrri

Janë identifikuar disa raste të kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Vushtrri.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” është shprehur se për raste të tilla nuk do të ketë tolerancë, shkruan Telegrafi.
“Për raste të tilla nuk do të ketë asnjë tolerancë dhe ato do të trajtohen me masa të përshtatshme ligjore”, thuhet në njoftim.
Thuhet se ndërprerja e këtyre veprimtarive është thelbësore për të siguruar një furnizim të rregullt.
"Ndërprerja e këtyre veprimtarive të paligjshme është thelbësore për të siguruar një furnizim të rregullt dhe të qëndrueshëm me ujë për konsumatorët tanë të ndershëm, të cilët po pësojnë si shkak i keqpërdoruesve”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































