LAJMI I FUNDIT:

KRU “Hidrodrini” apelon për përdorim racional të ujit

KRU “Hidrodrini” apelon për përdorim racional të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” u ka bërë thirrje konsumatorëve për përdorim racional të ujit.

Siç bëhet e ditur në njoftim, për shkak i thatësirave stinore dhe mungesës së reshjeve, ka rënie të nivelit të ujit nëpër burime.


“Krahas kësaj edhe rastet e keqpërdorimit të ujit, (për çfarë ekipet e inspektorëve tonë po punojnë në terren), po e rëndojnë situatën me furnizim”, thuhet në komunikatën për media.

Në anën tjetër, me ardhjen e bashkatdhetarëve thuhet se edhe rritur edhe nevoja për konsum.

“Rezultat i kësaj, probleme me kapacitetet në furnizim, sikur në tërë Kosovën, po paraqiten në tërë zonën tonë të mbulueshmërisë, komunat Pejë, Istog, Deçan, Klinë dhe Junik”.

“Andaj, jeni të lutur, që ujin ta përdorni racionalisht për nevoja familjare dhe ekonomike. Uji është jetë! NDAL keqpërdorimit T’ia dalim së bashku në këto ditë!”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/