Përfaqësuesja e Kroacisë fitoi në penallti (3-2) ndaj Danimarkës pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 1-1.

Kështu kroatët u kualifikuan në çerekfinale të Kampionatit Botëror 'Rusia 2018'.


Ndeshja filloi me golin e Mathias Jorgensen në minutën e parë, por përgjigjja e kroatëve ishte shumë e shpejtë.

Mario Mandzukic shënoi në minutën e katër duke barazuar kështu rezultatin.

Mario Mandzukic (Foto: Getty Images)

Në vazhdim kroatët rrezikuan me anë të Ivan Rakitic (29') dhe Dejan Lovren (39'), kurse danezët me Martin Braithwaite (27') dhe Christian Eriksen (42').

Pjesa e dytë ishte me pak shanse për gol dhe kështu rezultati mbeti i pandryshuar dhe skuadrat shkuan në vazhdime.

Luka Modric (Foto: Getty Images)

Në vazhdime loja kryesisht u zhvillua në mesfushë dhe të dy skuadrat ishin të kujdesshme në fazën mbrojtëse, në përjashtim të minutës së 115-të ku Mathias Jorgensen rrëzoi në zonën e rreptësisë një lojtar kroat dhe kështu gjyqtari ndali lojën për penallti.

Kasper Schmeichel (Foto: Getty Images)

Por, nga pika e bardhë nuk arriti të shënojë Luka Modric pasi gjuajta e tij u ndal nga portieri Kasper Schmeichel dhe kështu fituesi u kërkua në penalltitë finale.

Në penallti fitoi Kroacia, ndërsa në çerekfinale kroatët do të luajnë ndaj Përfaqësueses së Rusisë që fitoi Spanjës në penallti. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6nc43d

https://www.dailymotion.com/video/x6nc641

telegrafi sport app