KRM “Ambienti” paralajmëron qytetarët për masat ligjore për faturat e papaguara

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti” – Njësia Istog u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë afatin e zgjatur për pagesën e detyrimeve të papaguara, i cili vlen deri më 31 dhjetor 2025.
Nga kompania bëhet e ditur se gjatë këtij afati, qytetarët mund të kryejnë pagesat pa kosto shtesë dhe pa ndëshkime.
Pas përfundimit të afatit, faturat e papaguara do t’i dërgohen përmbaruesit privat, çka mund të rezultojë në shpenzime shtesë dhe masa ligjore ndaj debitorëve.
Mënyrat e pagesës:
- Në arkë: Rruga “20 Qershori”, nr. 78, Istog
- Te inkasantët e autorizuar në terren
- Përmes bankës – BpB: 1303001001291847
KRM “Ambienti” falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe përgjegjësinë e treguar, duke apeluar që obligimet financiare të kryhen me kohë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

































