Anton Quni, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputet në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës ka folur në emisionin “Përballje”, për ndikimin që mund të ketë në sigurinë e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor agresioni i Rusisë në shtetin e Ukrainës.
Ish ministri Quni, në intervistë me kryeredaktorin e Telegrafi.com, Muhamet Hajrullahu, ka folur për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në NATO, buxhetin e ushtrisë si dhe aspektin e sigurisë.
Quni ka deklaruar se autoritetet shtetërore në veçanti në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe kreu i NATO-së, kanë shprehur shqetësimet e tyre për situatën e krijuar në lidhje me agresionin e forcave ruse në territorin e Ukrainës.
Në intervistë, ai ka thënë se edhe Kosova duhet të jetë më e vëmendshme ndaj zhvillimeve në Ukrainë.
“Shqetësimet më të mëdha janë në ato shtete të cilat e ndajnë kufirin e përbashkët me Rusinë, të cilat janë në vijën e parë të ndonjë eskalimi të mundshëm të situatës, natyrisht janë edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, Bosnja e Hercegovina, si shtet multietnik ku po ashtu është ngritur pas gjithë atyre ngjarjeve tragjike që kanë ndodhur mes tri komuniteteve, serb, boshnjak dhe kroat. Dhe i kemi raportet e Kosovës me Serbinë, dhe shumë çështje të pazgjidhura mes nesh. Përderisa ekzistojnë këto probleme natyrisht që ne si shtet duhet të jemi më të vëmendshëm për situatën e krijuar”, ka pohuar ai.
Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në NATO, Quni theksoi se shteti ynë ka plotësuar kriteret që të jetë pjesë e saj.
“Që nga koha kur është formësu idea për Kosovën shtet i pavarur dhe sovran, gjithnjë krahas kësaj kauze është ushqyer edhe aspirata jonë që një dite të jemi brenda BE-së dhe NATO-s. Janë çështje të pandashme, natyrisht që këto procedura evulojnë sipas konkludimeve të fundit që ka nxjerrë NATO në vitin 1997, janë pesë kritere bazë të cilat duhet një shtet t’i plotësojë që ta gëzojë të drejtën dhe ta merr ftesën nga autoritetet e NATO-s”, është shprehur Quni.

Ai ka shtuar më tej se ne duhet ta dëshmojmë një qëndrueshmëri të brendshme, demokratike e po ashtu ekonomike.
Sipas Qunit, tash është një ambient më i mirë që Kosova të jetë pjesë e NATO-s.
“Shumicën e këtyre kritereve ne i plotësojmë me vite, natyrisht që e kemi problemin ende të pazgjedhur si pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, tani kjo nuk do të thotë që nuk mund të rishikohen këto norma, standarde, sepse tashmë është krijuar një ambient i veçantë. Ne flasim për vitin 1997, flasim për periudhën pas luftës në Kosovë, kur janë diskutuar këto tema, në biseda formale e jo formale. Por sot mendoj që është një ambient më i mirë, dhe aspirata jonë e ushqyer me dekada jam i bindur që do të ketë mirëkuptim më racional nga autoritet e NATO”, pohoi ai.
Quni mes tjerash ka deklaruar se autoritet shtetërore duhet punuar fuqishëm më vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Mbetet në dorën tonë që në të kryejmë detyrat tona. Unë mendoj që tani autoritetet shtetërore, duhet punuar fuqishëm që ato shtete që ende kanë rezerva ndaj statusit tonë, të punohet me to përmes miqve të përbashkët, dhe të binden që jo vetëm Kosova do të ketë beneifte por edhe NATO. Unë jam më së i bindur që me faktin që Kosova bëhet anëtare e NATO-s, ne ndjehemi më të sigurt, Bashkimi Evropian është më i sigurt, por edhe fqinjët tanë”, ka potencuar ai.
Quni theksoi se të bëhesh pjesë e NATO-s dot ë thotë të sillesh në bazë të rregullave të tyre.
Në emisionin “Përballje”, Quni ka folur edhe për tema tjera me rëndësi, si dhe për planin e tranzicionit të FSK-së në ushtri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës