LAJMI I FUNDIT:

Pasi i rrahën, një turmë ua vuri flakën anëtarëve të dyshuar të një bande në Haiti

Pasi i rrahën, një turmë ua vuri flakën anëtarëve të dyshuar të një bande në Haiti

Një grup prej 13 anëtarësh të dyshuar të një bande janë rrahur dhe djegur deri në vdekje nga një turmë në kryeqytetin e Haitit pasi u kapën ndërsa policia po kontrollonte automjetin e tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të dyshuarit thuhet se janë rrahur përpara se të digjen në Port-au-Prince të hënën.

Policia thotë se iu ka konfiskuar armët pak para incidentit por nuk kanë shpjeguar se si pjesëtarët e publikut i kanë kapur të dyshuarit.


Haiti është përfshirë në paligjshmëri në rritje që nga vrasja e presidentit Jovenel Moïse në korrik të vitit 2021.

Kombet e Bashkuara thanë në një raport të publikuar të hënën se pasiguria në kryeqytet ka arritur nivele të ngjashme me vendet në luftë.

Bandat e armatosura vazhdojnë të konkurrojnë për të zgjeruar kontrollin e tyre territorial dhe se përleshjet me policinë dhe bandat rivale janë “bërë më të dhunshme dhe më të shpeshta”, duke marrë jetën e shumë civilëve, shtoi ai.

Dhuna e bandave çoi në vdekjen e afro 70 personave, duke përfshirë 18 gra dhe dy fëmijë, vetëm nga 14 deri në 19 prill, sipas OKB-së.

https://twitter.com/michaelcdeibert/status/1650464371074646018?s=20

Shumë shkolla dhe qendra shëndetësore janë detyruar të mbyllen dhe dhuna ka ndikuar gjithashtu në qasjen në shumë mallra dhe shërbime.

Që nga vrasja e Moïse, kombi i Karaibeve është udhëhequr nga kryeministri Ariel Henry, i cili nuk ka arritur të frenojë bandat që tani kontrollojnë rreth 60% të kryeqytetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kuvendi i Republikës Serbe nis të merr masat e para të paralajmëruara nga Dodik

Kuvendi i Republikës Serbe nis të merr masat e para të paralajmëruara nga Dodik

Bosnja
Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Amerika
Delegacioni rus mbërrin për bisedime me SHBA-në në Stamboll

Delegacioni rus mbërrin për bisedime me SHBA-në në Stamboll

Evropa
Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Kroacia
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump

Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump

Evropa
Kalo në kategori