LAJMI I FUNDIT:

Kriza e refugjatëve në Mesdhe është ashpërsuar si pasojë e coronavirusit

Kriza e refugjatëve në Mesdhe është ashpërsuar si pasojë e coronavirusit

Italia dhe Malta i kanë mbyllur portet për anijet e shpëtimit, për shkak të krizës së coronavirusit. Organizatat joqeveritare akuzojnë të dy vendet se janë duke shfrytëzuar krizën dhe duke vënë në rrezik jetën e njerëzve.

“Fëmija është shumë sëmurë. Nuk kemi ujë, nuk kemi asgjë për të ngrënë“, thotë një grua shtatzënë me zë të rraskapitur. Sipas asaj që tregon, ajo është nisur me një gomone pak ditë më parë me të bijën në bregdetin libian, bashkë me 41 njerëz të tjerë. Por dikur kabruranti mbaroi. Kur gruaja shpalli alarmin me telefonin  satelitor, varka mbeti pa motor në Detin Mesdhe, në zonën e shpëtimit të Maltës.

Incizimet vijnë nga “Alarmphone”,  një nismë civile që lufton për shpëtimin në det të refugjatëve dhe përdor për këtë një Hotline. Kështu thirrjet për ndihmë të njerëzve në det të hapur dërgohen tek rojet bregdetare, që merren me kontrollin dhe marrjen e masave të shpëtimit. Thirrja e gruas shtatzënë tek “Alarmphone” nuk do të kishte qenë e domosdoshme, sepse refugjatët në gomone kishin me sa duket kontakt direkt me autoritetet malteze: “Ata thanë se do të vijnë, por nuk po shohim kurrkënd “, thotë gruaja.

Problemi tani është se për shkak të rrezikut nga Corona, Italia dhe Malta kanë mbyllur portet për anijet private të shpëtimit. Kjo e ka ashpërsuar edhe më shumë situatën, e keqësuar për shkak edhe se vendet e BE nuk kanë rënë dakord për një kurs të përbashkët në politikën ndaj refugjatëve dhe politikën e dhënies së azilit. Qeveria e Valetas e mbrojti vendimin për mbylljen e porteve duke folur për kapacitetet e kufizuara: Disa forca malteze nevojiten për të frenuar  Covid 19.

Mbyllja  e kufijve për azilkërkuesit e paligjshme

Shumë vende anëtare të BE i kanë mbyllur kufijtë e tyre tani. Kjo është legjitime në situatë të jashtëzakonshme, si ajo e krizës së coronavirusi, thotë ekperti për çështjet e migracionit në BE, Raphael Bossong nga Fondacioni Shkenca dhe Politika në Berlin. Por kjo nuk do të thotë se ata që kërkojnë mbrojtje të refuzohen. „Nëse është e qartë se një anije me azilkërkues ndodhet në det, atëherë kjo anije duhet të lihet të hyjë duke bërë përjashtime“, thotë Bossong.

Ligjet detare i detyrojnë anijet që kanë në bord njerëz që janë shpëtuar nga deti, t’i sjellin ata në portin më të afërt. Nëse para krizës së Coronës kjo gjë ka qenë shumë e vështirë dhe e shoqëruar nga bisedime politike shumë ditore, sot është krejt e pamundur. Ekuipazhi dhe 149 njerëzit në bordin e anijes “Alan Kurdi” të organizatës “Syri detit” pritën me shumë se një javë para brigjeve të Sicilisë deri sa u gjend një zgjidhje.

Rrugëdalja për “Alan Kurdi”-Të shpëtuarit

Natën e të enjtes me sa duket në bord ka pasur një grindje: Një refugjat 24 vjeçar është përpjekur të vrasë veten. “Sea Eye” njoftonte se ai ka përjetuar dhunë në një burg libian dhe ka pasur „raporte të dhunshme me një person tjetër të shpëtuar që ndodhej në bord të anijes“. Mungesa e rrugëdaljes dhe mungesa e fuqisë tek të shpëtuari kanë qenë shumë të madhe, bën të ditur organizata, më e madhe se kurrë ndonjëherë.

Ndërkohë njerëzit që ndodheshin në “Alan Kurdi” janë vendosur në një anije karantine. Të ngarkuar nga Mbrojtja prej katastrofave, ata janë vendosur  në një anije që ndodhet një milje larg portit të Palermos, nën kujdesin e Kryqit të Kuq. Italia është duke biseduar ndërkohë me vende të tjera të BE për ndarjen e migrantëve.

Edhe në ujërat malteze ka pasur skena të frikshme. Ditën e mërkurë u gjetën në det 5 të vdekur, që kishin qenë në lundrim me një gomone me refugjatë të tjerë. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Migracionit (IOM), 51 prej tyre u seleksionuan nga një anije tregtare dhe iu dorëzuan rojeve bregdetare libiane. Ndërkohë ata ndodhen në një kamp në Tripoli, pra sërish në vend me luftë civile, Libinë.

Shpëtimtarët në det ngrenë zërin

Malta dhe Italia janë munduar në të kaluarën, që të kufizojnë aktivitetetet e shpëtimtarëve civilë në det. Organizatat joqeveritare akuzojnë të dy shtetet se shpërdorojnë krizën e Coronës për synimet e tyre politike.

Është e qartë se sidomos Italia është prekur rëndë nga kriza e Coronës, thotë Oliver Kulikowski nga “Sea Watch”. Por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të merren parasysh të drejtat e njeriut dhe shpëtimi i njerëzve në det. „Pavarësisht nga situata në Europë, njerëzit mundohen që edhe me gomone të papërshtatshme t’i shpëtojnë kampeve libiane, që kanë në rend të ditës torturat dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut,“ thotë Kulikowski.

Prej vitesh BE mundohet që të ndalojë refugjatët dhe migrantët të marrin rrugën e rrezikshme të lundrimit në Mesdhe. Për këtë ajo mbështetet edhe në bashkëpunimin e luftës me Libinë e shkatërruar. Si pjesë e strategjisë është dhënia e detyrës rojeve bregdetare libiane për kapjen e varkave që ndodhen në rrugë drejt Europës dhe kthimin në Libi të njerëzve që ndohen në to. Shpesh këta njerëz përfundojnë në kampe internimi, nën presion dhe tortura.

Që nga prilli 2019, në rajonin rreth kryeqytetit Tripoli ka pasur gjithnjë e më shumë luftime midis qeverisë libiane të njohur në tapetin ndërkombëtar dhe rebelëve. Shumë pjesë të Libisë janë të pasigurta. Në këtë përfundim ka ardhur edhe qeveria libiane, kur nuk lejoi që të hynin në portin e Tripolit migrantët e kapur nga rojet bregdetare. Luftimet e zhvilluara në rajon patën bërë që Libia të deklaronte menjëherë si të pasigurt portin e vet. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori