LAJMI I FUNDIT:
Prishtina -0° cloudy

Kritikohet qeverisja e Imri Ahmetit për mungesë të investimeve në projekte jetësore për qytetarët

Kritikohet qeverisja e Imri Ahmetit për mungesë të investimeve në projekte jetësore për qytetarët

Komuna e Lipjanit po kritikohet nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë qytet për mos investime në projekte jetësore për qytetarët. Sipas opozitës, kjo qeverisje vetëm rreth tetë për qind të mjeteve për investime kapitale i ka orientuar nëpër fshatra, ndërkaq pjesën tjetër në qytet dhe në projektin e nënkalimit.

Në një intervistë për Telegrafin, Alban Salihu, shef i grupit të Kuvendarëve të Vetëvendosjes në Lipjan, ka thënë se edhe në të kaluarën kanë treguar se qeverisja e Imri Ahmetit është shpenzuar, është lodhur, është diskriminuese dhe i mungon kreativiteti për t’i zgjidhur telashet e qytetarëve.


“Pse po të them diskriminuese. Vetëm në miratimin e buxhetit që ndodhi muajin e kaluar, nga shtatë milionë euro investime kapitale, vetëm rreth 570 mijë nga to janë të dedikuara për fshatrat e komunës së Lipjanit, por nëse e kthejmë në përqindje i bie përafërsisht rreth 8 për qind, kur dihet që në Komunën e Lipjanit afër 88 për qind e banorëve jetojnë në fshatra dhe të ndahen vetëm 8 për qind e buxhetit për ta, është tepër diskriminuese. Kjo ka ndodhur kryesisht për faktin që shumica e mjeteve buxhetore janë të koncentruara në projektin që po bëhet këtu, pra zgjerimi i sheshit, nënkalimi që ne e kemi vlerësuar si projekt luksoz dhe të panevojshëm, për faktin që Kemi shumë fshatra, shumë qytetar të Komunës së Lipjanit që ende përballen me nevoja bazike, siç janë për shembull mungesa e ujit”, ka thënë Salihu.

Sipas Salihut, në infrastrukturë, aty ku ka investime, mirëmbajtja mungon, andaj sipas tij, pas shumë pak kohe që investohet, në shumë raste ato janë të papërdorshme për shkak të mosmirëmbajtjes.

“Nëse flasim pastaj për për sektorin, ta zëmë, të arsimit në Lipjan, sistemi arsimor është shndërruar në katrahurë për shkak të interesave të ndryshme. Ju keni pa shumë ankesa, ta zëmë nga prindërit të cilët janë ankuar që nxënësit e klasave të ulëta janë dërguar të mbajmë mësimin në shkollën e mesme të Komunës së Lipjanit, që ndodhet në dalje të qytetit kjo edhe për faktin që fëmijët e tyre tash duhet të udhëtojnë më shumë për të arrijnë në shkollë, po edhe për faktin që kanë qenë kundër që fëmijët e cikleve të ulëta të mësojnë në të njëjtën shkollë me nxënësit e shkollës së mesme. Kjo ka ndodhë për faktin e mungesës së hapësirës së një shkolle në qytetin e Lipjanit, e cila është premtuar nga kryetari aktual i komunës së paku që nga viti 2017, por nuk kanë gjetur gatishmërinë që ta që ta përfundojnë apo që ta nisin një shkollë të tillë”, ka thënë Salihu.

Sipas tij në shkollën aktuale e “Vëllezërit Frashëri” kanë investuar dhe ia kanë vendosur një aneks, po që aktualisht është i pa shfrytëzuar për shkak të kualitetit të dobët të punimeve.

“Nëse flasim për shëndetësinë edhe këtu kemi ankesa të përditshme nga qytetarët, edhe pse janë ndarë shumë mjete, nuk është që është rritur cilësia e shërbimeve. Së fundmi është duke u investuar në ndërtimin e emergjencës në qytet, por ende asgjë konkrete dhe mungojnë masë të madhe shërbimet shëndetësore. Te kultura pothuajse në Lipjan mungojnë aktivitetet kulturore, edhe për faktin që shtëpia e kulturës në Lipjan është pothuajse jashtë funksionit. Kryetari i komunës, qe disa vite ka premtuar ndërtimin e një shtëpie të re të Kulturës, por kjo nuk ka ndodhur dhe ju nëse e vizitoni aktualisht shtëpinë e Kulturës, aty e shihni që nuk ka aktivitete dhe gjendja e saj është tepër e rënduar”, ka thënë më tej Salihu.

Sa i përket sportit, Salihu ka thënë gjendja e njëjtë me atë të kulturës ani pse ekzistojnë disa klube sportive të suksesshme, por që ato po përballen me vështirësi të ndryshme shkaku i mungesës së infrastrukturës e në disa raste shkaku i futjes së duarve të ekzekutivit në organizime të klubeve.

“Duhet ta përmendim edhe ndërtimin e palestrës së re së qytetit, e cila tash po bëhet një vit që është përuruar, por ende nuk është nuk është funksionale për klubet, duhet ta përmendim që kjo palestër është nisur në vitin 2019 dhe afati i përfundimit të saj ka qenë dy vite, kështu së paku ka qenë premtimi i kryetarit, por tash ne jemi në vitin 2024 dhe ende nuk e kemi një palestër funksionale ku klubet ilipjanase do të mund t’i  ushtronin aktivitetet e tyre”, ka shtuar Salihu.

Sipas tij, në përgjithësi kemi një qeverisje në Lipjan që nuk po e zhvillon qytetin dhe komunën e Lipjanit, por në njëfarë forme po i zhvillojnë interesat e tyre dhe të grupeve të tyre.

“Ta zëmë sidomos në sferën e ndërtimit janë të përfshijnë interesat, ku ne e kemi thënë shumë herët që ka korrupsion masiv dhe kemi bërë kërkesë nga organet e drejtësisë që të që të reagojnë dhe të hetojnë, për shkak që shumica e ndërtimeve që zhvilloi në Lipjan kryhen nga njerëz të afërt me kryetarin e komunës ose në raste tjera, janë edhe familjarë të drejtorëve të komunës. Në masë të madhe, pra, ata ndërtojnë Lipjan, ndërsa ndërtuesit e qytetit të Lipjanit janë zhvendosur në qytete tjera për të zhvilluar biznes, për shkak të zvogëlimit të hapësirës në shtetin e Lipjanit Ne e urojmë pra që kjo qeverisje ta ketë fundin vitin e ardhshëm, kur edhe mbahen zgjedhjet lokale dhe të vendoset një qeverisje që ju shërben qytetarëve dhe jo grupeve të interesit”, ka thënë Salihu.

Në anën tjetër telegrafi është në pritje të përgjigjeve të Komunës për ta realizuar një intervistë apo për të marrë përgjigje me shkrim nga drejtuesit e saj, lidhur me shqetësimet e ngritura nga opozita dhe lidhur me projektet që janë zhvilluar gjatë kësaj periudhe tre vjeçare të qeverisjes Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori