LAJMI I FUNDIT:

Kritika të ashpra ndaj Kremlinit për moszgjatjen e marrëveshjes së grurit me Ukrainën

Kritika të ashpra ndaj Kremlinit për moszgjatjen e marrëveshjes së grurit me Ukrainën

Njoftimi i Kremlinit për moszgjatjen e marrëveshjes për drithërat u përcoll me kritika të ashpra në mbarë botën.

Falë marrëveshjes që garantonte lundrimin e anijeve të transportit përmes Detit të Zi, Ukraina ka eksportuar që nga korriku i vitit të kaluar, 33 milionë tonelata drithëra dhe prodhime të tjera ushqimore, pavarësisht prej luftës brutale që ka prekur rëndë bujqësinë.

Caitlin Welsh, drejtore e Programit Global të Sigurisë së Ushqimit dhe Ujit në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, tha se “nëse marrëveshja nuk rinovohet, kjo do të ketë ndikime të forta në çmimet botërore të ushqimit dhe në sigurimin e ushqimit për miliona njerëz në mbarë botën”.


Antonio Guterres “thellësisht i zhgënjyer”

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se është “thellësisht i zhgënjyer që sugjerimet e mia nuk u morën parasysh. Vendimi i sotëm i Rusisë është një goditje e rëndë për njerëzit në nevojë në mbarë botën. Megjithatë kjo nuk do të na pengojë ta bëjmë sa më të lehtë mundësinë që tregjet botërore të kenë akses për ushqime dhe plehra kimike si nga Ukraina ashtu edhe nga Rusia”.

Guterres tha se kishte biseduar me presidentin ukrainas dhe që të dy ishin pajtuar që të punojnë së bashku për të siguruar eksportet përmes Detit të Zi dhe sigurimin e ushqimeve në tregjet botërore.

Rusia nuk e vazhdon marrëveshjen e grurit me Ukrainën
Lexo po ashtu Rusia nuk e vazhdon marrëveshjen e grurit me Ukrainën

Baerbock: Putini vazhdon ta përdorë urinë si armë

Edhe ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock e dënoi bllokimin e marrëveshjes nga Kremlini, gjë që sipas shumë ekspertëve do të sjellë pasoja të rënda për miliona vetë në mbarë botën.

“Fakti që presidenti rus ka deklaruar sërish se po pezullon të ashtuquajturën Nismë të Detit të Zi, e cila mundëson eksportimin e drithërave nga Ukraina në të gjithë botën, tregon se ai nuk ka merr aspak në konsideratë më të rrezikuarit në botë dhe se vazhdon ta përdorë urinë si armë”, tha Baerbock.

Erdogan do të ndërmjetësojë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan reagoi me qetësi me gjithë njoftimet e Vladimir Putinit dhe dëshiron të bisedojë me Rusinë për një zgjidhje të mundshme.

Edhe OKB-ja dhe BE-ja shpresojnë se mund ta shpëtojnë marrëveshjen. /Deutsche Welle/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori