LAJMI I FUNDIT:

Kritere kundër nepotizmit në ASK, nuk lejohen lidhjet familjare

Kritere kundër nepotizmit në ASK, nuk lejohen lidhjet familjare

Dy komisionet që janë formuar në përputhje me ligjin për Agjencinë për Siguri Kombëtare, ai për hartimin e akteve dhe ai për përzgjedhjen e të punësuarve kanë konstatuar kritere me të cilat rregullohet që të punësuarit në ASK të mos jenë në bashkësi martesore ose jashtëmartesore me punonjës në DSK, me të afërm familjar deri në brezin e dytë, me të afërm familjar krushqi deri në brezin e parë dhe të mos ketë interes financiar me punonjës të DSK.

Këtë për Alsat e konfirmuan nga Qeveria në pyetjen se si do të pengohet nepotizmi në institucionin e ri i cili do të zëvendësojë DSK-në.


“Në procesin e përzgjedhjes, Komisioni do tu përmbahet plotësisht dispozitave të Ligjit për ASK dhe Rregullores për punë të miratuar në seancën e fundit të Komisionit dhe do të bashkëpunojë drejtpërdrejt me Komisionin Shtetëror për parandalimin e korrupsionit”, thuhet më tej në përgjigjen nga Qeveria.

Lidhjet e ngushta familjare janë shumë prezente mes të punësuarve aktualisht në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. Ndërkohë deri të premten është e hapur thirrja publike për të punësuarit e DSK-së të cilët duan të kalojnë në Agjencinë e re. Nga rreth 650 të punësuar në DSK, në ASK pritet të kalojnë rreth 400.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori