Kristen Stewart vazhdon të jetë njëra nga aktoret më të suksesshme të Hollywoodit.

Ajo së fundmi për "Haper's Bazaar" ka treguar arsyen e vërtetë se përse këto vitet e fundit nuk ka qenë e angazhuar në ndonjë rol të rëndësishëm.


“Më thanë hapur se duhet të hiqja dorë nga afishimi në publik me të dashurën time, se nuk duhet te dilja për dore me të nëse doja të bëhesha sërish pjesë e ndonjë filmit të Marvel. Më këshilluan se kjo do të ishte gjëja më e mirë për karrierën dhe suksesin tim, sepse ka njerëz në botë të cilëve nuk u pëlqen që shoqërohem me vajza”, është shprehur aktorja.

06 798 hbuk ks 0 57 3631 08d ali hbu swp kristen stewart preview 1567440480 Kristen Stewart (Foto: ALEXI LUBOMIRSKI)

E njëjta po ashtu është kthyer në kohë dhe ka folur për marrëdhënien e saj me Robert Pattinson, të cilët ishin së bashku qysh nga filmi "Twilight".

“Kur ishim bashkë, nuk kemi qenë tamam një çift për tu marrë si shembull, duhej shumë mundim për ta mbajtur gjendjen nën kontroll. Kishim vendosur të mos flisnim për lidhjen tonë, sepse donim të mbetej vetëm e jona”, shton më tej Kristen.

Ajo javë më parë gjithashtu e konfirmoi ribashkimin me modelen e famshme, Stella Maxwell. /Telegrafi/

02 798 hbuk ks 0 03 3631 02d ali hbu swp kristen stewart preview 1567439626 Kristen Stewart (Foto: ALEXI LUBOMIRSKI)