Kris Jenner u pa duke dalë nga dyqani Hermès në Paris, së bashku me aktoren Glenn Close, pasi kishte kryer një ‘lifting’ fytyre me vlerë 100,000 dollarë.

Menaxherja e famshme, 69-vjeçare, tregoi rezultatin e ndërhyrjes estetike teksa doli në kryeqytetin francez të hënën, e veshur me një pallto lëkure ngjyrë kafe të çelur.


Ajo kishte vendosur një palë syze, derisa veshjen e kishte kombinuar me një palë çizme të zeza me taka.

Flokët i kishte rregulluar si zakonisht, një model që tashmë është bërë një simbol identiteti për të.

Glenn Close, e cila po luan aktualisht përkrah vajzës së Kris, Kim Kardashian, në serialin ligjor "All's Fair", kishte veshur një pulovër portokalli dhe pantallona të gjera.

Ajo kishte shtuar në veshjen e saj një palë syze dielli me formë rrethore dhe këpucë të zeza të tipit ‘loafers’.