Kriminelët 'po shkojnë në Australi vetëm për të vjedhur Toyota Land Cruiser'

Kriminelë të organizuar po shkojnë drejt Australisë me një qëllim të vetëm: vjedhjen e Toyota Land Cruiser.
Toyota ka paralajmëruar se grupe kriminale po përdorin teknologji të sofistikuar për të vjedhur automjete, duke shkaktuar rritje të ndjeshme të rasteve të raportuara.
Kompania ka bashkëpunuar me policinë e Victoria-s dhe Queensland-it për të identifikuar pajisjet e paligjshme dhe për të zhvilluar masa mbrojtëse.
Sipas të dhënave, Toyota kishte katër nga pesë makinat më të vjedhura në Victoria gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2025.
Modelet më të synuara përfshijnë Corolla, HiLux, Land Cruiser dhe RAV4.
Si kundërpërgjigje, Toyota ka rritur sigurinë dhe ka prezantuar pajisje shtesë, përfshirë një bllokues timoni.
Autoritetet në Brisbane zbuluan së fundmi një rrjet ndërkombëtar që kishte vjedhur 60 Land Cruiser për t’i eksportuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në kuadër të operacionit policor, shtatë persona u arrestuan dhe u akuzuan për mbi 300 vepra penale. /Telegrafi/



















































