Krimet serbe gjatë luftës në Kosovë ndaj pacientëve në QKUK, flet Halim Hyseni

Halim Hyseni, recesionist i librit “Krimet e Luftës Kundër pacientëve dhe personelit mjekësor të kryera nga forcat policore dhe ushtarake serbe në QKUK gjatë periudhës 1998-1999”, të autorit Salih Krasniqi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se libri është “një aktakuzë për krimin e gjenocidin i cili ka ndodhur në objektet shëndetësore të Kosovës gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999”.
Hyseni tha se gjatë asaj periudhe është shkelur kodi i Hipokratit për krimet që janë bërë në institucionet shëndetësore nga forcat policore e ushtarake serbe.
Ai i quajti “kampe të internimit për zbatime të impacidit”, pasi siç tha ai janë vrarë fëmijët në mënyrën më makabre.
“Është një libër krejtësisht i ri. I shkruar nga një personalitet i cili është meritor dhe kompetent për të shkruar libra të tilla. Është një dëshmi e faktuar, një aktakuzë për krimin e gjenocidit i cili ka ndodhur në objektet shëndetësore të Kosovës. Në të vërtetë këtu totalisht është shkelur kodi i Hipokratit. Këto kanë qenë kampe të internimit për zbatime të impaticidit, se këtu janë vrarë edhe fëmijë në mënyrën më makabre të mundshme. Më vjen keq që është hesht për këtë gjë”, ka thënë ai.
Hyseni theksoi se në vitin 1998 ku janë dëbuar nga Drenica mbi 100 mijë njerëz dhe ku janë kryer masakra nga forcat policore e ushtarake serbe më Prekaz, Serbia pati botuar librin “Krimi i terroristëve shqiptarë 1995-1998”.
Ndërsa në vitin 2001, 2002 dhe 2003 Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë siç tha Hyseni botoi tri libra me më shumë se mbi 2 mijë faqe ku flitet për terrorin e shqiptarëve mbi popullatën serbe.

“Në vitin 1998 në kohën kur është zhvilluar një gjenocid i paparë dhe në Drenicë janë dëbuar 120 mijë njerëz, kur është bërë masakra në Prekaz, në Likoshan dhe Qirez, botohet libri në gjuhën serbe ‘Krimi i terroristëve shqiptarë 1995-1998’. Në vitin 2001-2002-2003 Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka botuar tri libra me më shumë se 2 mijë e 500 faqe ku flitet për terrorin e shqiptarëve mbi popullatën serbe”.
Ai po ashtu tregoi se shteti serb në botimet e tyre e “vranë” për herë të dytë profesorin Fehmi Agani.
Siç shpjegoi ai në botimet serbe, ata e paraqesin Aganin “Si njeri lojal dhe gjoja e kanë vrarë ushtarët e UÇK-së”, e ndërsa institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për këtë.
“Aty është bërë dhe vrasja e dytë e profesorit të nderuar, Fehmi Agani. Aty profesorin e paraqesin si njëri lojal dhe gjoja e kanë vrarë ushtarët e UCK-së. Dua të them me këtë se organet tona qeveritare nuk kanë bërë asgjë. Këtij populli do t’i përsëritet historia brenda 25-26 vjetëve nëse ne e harrojmë se çka ka ndodh. Nga viti 1800 Serbia ka zhvilluar 11 herë gjenocid ndaj popullit tonë dhe i gjithë ai gjenocid askund nuk është regjistruar, por në disa libra të cilët në nuk i lexojmë se ne nuk e kemi kulturën e leximit, se po të kishim këtë kulturë neve nuk do të na përsëritej historia”, tha ai.
Hyseni po ashtu përgëzoi mjekun Krasniqi për ekspozitën dhe librin e shkruar të cilin e quajti “Aktakuzë reale”.
“Një libër i cili është aktakuzë reale mbi krimet në institucionet më humanitare të mundshme, objektet shëndetësore. Dhe ajo çka e bën të veçantë këtë libër është se profesori është doktori i kësaj fushe, është personi i duhur në kohën e duhur i cili ka shkruar vepra ashtu siç janë. Si dhe kërkoj që ta mbështesin sepse çdo gjë që ai ka bërë, i ka bërë me investimet e tij personale dhe jo me ndihmën e shtetit”, tha ndër të tjera Halim Hyseni.

Ndryshe, mjeku Salih Krasniqi i cili në kohën e luftës ishte punëtor shëndetësor në QKUK, ku pa e përjetoi shumë maltretime që iu bëheshin pacientëve brenda Qendrës Klinike Universitarë të Kosovës në vitet 1998-1999 nga forcat policore e ushtarake serbe, ka shkruar në vazhdimësi për këto raste të cilat edhe i ka botuar nëpër gazetat vendore. Mirëpo ai nuk e ka lënë me kaq, pasi në vitin 2018 ka botuar dhe një libër në të cilën ka përshkruar krimet që janë bërë nga forcat policore dhe ushtarake serbe, pacientëve dhe personelit shëndetësor në QKUK. Mjeku Krasniqi ka përfunduar edhe librin e tij të dytë me titull “Krimet e Luftës Kundër pacientëve dhe personelit mjekësor të kryera nga forcat policore dhe ushtarake serbe në QKUK gjatë periudhës 1998-1999”, mirëpo për arsye financiare ende nuk ka mundur që ta botoj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës