Drejtues të kompanisë publike të KOSTT-it, kanë deklaruar pas takimit me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, se aktualisht nuk ka mungesë të energjisë elektrike në vend. Mirëpo, sipas tyre rrjeti elektroenergjetik është duke përballuar me një ngarkesë të madhe, e cila ka ‘prekur limitet maksimale’.
Nga ana tjetër, ministrja Rizvanolli kërkoi nga KOSTT dhe KEDS-i angazhim maksimal për furnizim të rregullt me energji elektrike dhe adresimin e problemeve në rrjetin energjetik.
“Përgjatë takimit unë i përcolla të gjitha ankesat e qytetarëve që kemi pasur gjatë ditëve të fundit për furnizim me energji elektrike dhe veçanërisht në zona të caktuara që kanë qenë më te ndikuara. Kërkova prej operatorëve që të bëjnë maksimumin që ekipet në terren të sanojnë në masën e mundshme të gjitha lokacionet ku ka probleme. Po ashtu është me rendësi që investimet në nivel të transmisionit që janë duke u bërë, si nënstacioni i Ferizajt që është rajoni që ka më së shumti problem, të vazhdojnë me intensitetin më të lartë të mundshëm në mënyrë që të fillon puna sa më shpejt.
Kjo më sa u informova pritet qe te jetë brenda disa ditësh ose javësh. Kisha edhe një kërkesë që përgjatë kësaj kohe të kenë komunikim sa më të shpeshtë dhe më të qartë për qytetarët për problemet, në mënyrë se si mund t’i ndihmojmë qytetarët për të përmirësuar situatën furnizimit. Derisa nga operatorët e rrjetit kërkojmë angazhim maksimal”, tha Rizvanolli.
Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it Evetar Zeqiri, theksoi se prodhimi është në maksimum, ndërsa ka përsëritur se problemi qëndron te ngarkesa në rrjet.
“Ne si Operator i Transmisionit dëshirojmë të sqarojmë opinionin publike, qytetarët, bizneset që sistemi elektroenergjetik është duke u përballur me ngarkesa të jashtëzakonshme si rezultat i zhvillimit ekonomik që ka ndodhur në vitit e fundit, si rezultat i kërkesës për energji gjithnjë në rritje dhe si rezultat eletrifikimit të ekonomive tona. KOSTT është duke bërë maksimumin e mundshëm që të operoj me kapacitetet tona. Ne jemi duke u ballafaquar me disa fyte të ngushta vetëm në disa komuna të caktuara, respektivisht Ferizaj është fyti më i ngushtë. Po ashtu Malisheva dhe Fushë Kosova. Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, prodhimi është në maksimum.
Ne po operojmë me katër blloqe, përveç një njësia që nuk është në funksion i TC “Kosova A”. KESKO është duke importuar energjinë e munguar. KOSTT është duke shfrytëzuar të gjitha kapacitetet e tij balancuese me Shqipërinë. Pra, nuk bëhet fjalë për mungesë të energjisë, por vetëm për ngarkesë që ka prekur kufijtë maksimal të rrjetit. Çdo prishje shkakton nevojën për reduktime në ato zona të caktuara”, theksoi Zeqiri, raporton kp.
Rizvanolli ka folur edhe për pajisjet eficiente për energji dhe subvencionimin e tyre.
“Kjo është një prej atyre gjërave që ka pasur keq informim, nuk po themi prej mediave, mirëpo në opinioni publik. Kur janë dizajnuar skemat e subvencionimit është menduar çdo detaj. Prandaj, edhe ka qenë kushti që nuk mund të përfitoni nga pajisjet ngrohëse efiçeinte që ngrohin me energji elektrike, përveç nëse jeni konsumator i cili është duke u ngrohur me energji elektrike me kaldajë(pajisje jo efiçiente dhe nuk keni asnjë opsion tjetër)”, theksoi ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
Në nderim të 80-vjetorit të gazetës “Rilindja”, Posta e Kosovës vë në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re