LAJMI I FUNDIT:

Kreu i Wagnerit kërkon më shumë municion ndërsa fyen burokratët e Rusisë

Kreu i Wagnerit kërkon më shumë municion ndërsa fyen burokratët e Rusisë

Kreu i grupit më famëkeq të Rusisë i ka kërkuar ministrisë së Mbrojtjes të vendit që t’u sigurojë mercenarëve më shumë municion.

Yevgeny Prigozhin, themeluesi i Grupit Wagner, tha se mercenarëve iu duhen të paktën 300 tonelata predha në ditë për të vazhduar luftën në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut.

Kreu i Wagnerit: Kundërofensiva ukrainase mund të bëhet tragjedi për Rusinë
Lexo po ashtu Kreu i Wagnerit: Kundërofensiva ukrainase mund të bëhet tragjedi për Rusinë

“Treqind ton në ditë janë 10 kontejnerë mallrash – aspak shumë… por ne po na jepet më pak se një e treta e kësaj”, tha ai në një video të filmuar me sa duket nga qyteti Soledar, në verilindje të Bakhmutit.


Prigozhin është përplasur shpesh me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë për atë që ka pretenduar se është mbështetje e pamjaftueshme për luftëtarët e tij, raporton skynews.

Trupat e Wagnerit kanë udhëhequr sulmin prej muajsh në Bakhmut dhe Prigozhin tha më 11 prill se forcat që drejton, kontrollojnë më shumë se 80 për qind të qytetit.

Në një video të veçantë, udhëheqësi Wagnerit deklaroi se nëse është e shkruar që mercenarët të vdesin, kjo nuk do të ishte “shkaku i ushtrisë ukrainase apo NATO-s, por për shkak të burokratëve prostitutë të vendit tonë”.

Shefi i Wagnerit rus: Çdo ditë po vendosim mijëra trupa në arkivole dhe i dërgojmë në shtëpi
Lexo po ashtu Shefi i Wagnerit rus: Çdo ditë po vendosim mijëra trupa në arkivole dhe i dërgojmë në shtëpi

Luftimet në Bakhmut janë kthyer në një luftë shkatërruese, ku asnjëra palë nuk dëshiron të tërhiqet.

Kievi dhe Perëndimi kanë minimizuar rëndësinë strategjike të qytetit, megjithëse Ukraina gjithashtu ka refuzuar vazhdimisht të tërheqë trupat e saja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Serbia
Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Botë
Dhjetëra mijëra njerëz në rrugët e Budapestit, rebelohen kundër Orbanit

Dhjetëra mijëra njerëz në rrugët e Budapestit, rebelohen kundër Orbanit

Evropa
Pamjet e aeroplanit të djegur të American Airlines tregojnë se pasagjerët kanë bërë një gabim të madh

Pamjet e aeroplanit të djegur të American Airlines tregojnë se pasagjerët kanë bërë një gabim të madh

Botë
Donald Trump nis sulme kundër rebelëve Houthi të Jemenit dhe lëshon një paralajmërim

Donald Trump nis sulme kundër rebelëve Houthi të Jemenit dhe lëshon një paralajmërim

Botë
Kalo në kategori