Në 25 vjetorin e vdekjes së humanistës Nënës Terezë, krerët shtetërorë të Kosovës kanë vizituar shtatoren e saj në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë duke e përkujtuar atë.
Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryetari Kuvendit, Glauk Konjufca e çmuan dhe nderuan lartë jetën dhe veprën e saj.
Presidentja Osmani tha se Nëna Terezë ishte nëna e madhe e gjithë botes dhe jo vetëm e popullit shqiptar.
“Sot jemi këtu për ta përkujtuar Shën Terezën, nënen e madhe e cila dha një shembull për të gjihë botën dhe jo vetëm për popullin shqiptar. Sot e kujtojmë me krenari gjithë veprën dhe misionin e saj që iu tregoj gjeneratave të reja që dashuria dhe respekti duhet të jenë udhërrëfyes në jetën tonë të përditshme”, tha ajo.
Në anën tjetër kryeministri Kurti, deklaroi se ajo i dha shumë botës dhe nuk mori asgjë për veten e saj dhe kjo duhet të mirret si shembull nga të gjithë.
“Jeta e Nënës Terezë është vepër për të gjithë njerëzimin, nga një bijë e popullit tonë ajo u bë nëna e gjithë botës. Ne e afirmojmë sot atë për tu marr shembull se si duhet të veprohet për të mirën e përgjithshme. Ajo I dha shumë botës dhe nuk mori asgjë”, deklaroi Kurti.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se shembulli dhe puna e saj ka inspiruar miliona njerëz në botë për të bërë bamirësi.
“Po e nderojmë dhe kujtojmë simbolin e rëndësishëm të kombit shqiptar dhe të mbarë botës, Nënën Tereze. Shembulli i saj ka inspiruar milliona njerëz anë e mbanë botës, mirëpo ajo nuk e harroj asnjëherë popullin shqiptar”, u shpreh Konjufca.
Ajo ka ndërruar jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkutë të Indisë. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dyshohet se bartnin dru nga Serbia për në Kosovë, ndalohen dy persona

MPB-Maqedoni: Qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve me aksidente të rreme, menjëherë të denoncojnë në polici

Votimi nga jashtë, Berisha: Të zgjatet regjistrimi, minimumi deri më 9 mars

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës