LAJMI I FUNDIT:

Krerët e FVK-së i përcollën ekipet e Kosovës drejt Turqisë

Krerët e FVK-së i përcollën ekipet e Kosovës drejt Turqisë
(Foto: FVK)

Krerët e Federatës së Volejbollit të Kosovës i kanë përcjellë ekipet kosovare drejt Turqisë, ku do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik në Beach Volley.

Presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi, kanë përcjellë skuadrat në të dy konkurrencat, para nisjes për në Balikesir të Turqisë, ku do të mbrojnë ngjyrat e Kosovës në mesin e më të mirëve të Ballkanit.

Në konkurrencën e femrave, Kosova përfaqësohet nga dyshja Dhurata Sylejmani/Valmira Ramadani, të cilat drejtohen nga trajneri Edon Ibrahimi, ndërsa në konkurrencën e meshkujve garon dyshja Fatlum Hajrizi/Erion Bajrami.


Presidenti Gjinovci dhe sekretari Nikqi u kanë uruar fat ekipeve dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre të gjithanshme në ofrimin e të gjitha kushteve të nevojshme për përfaqësim sa më dinjitoz në këtë garë.

Kujtojmë se garat, në të dy konkurrencat, zënë vend mes datave 23-26 qershor.