Kremlini njoftoi sot se kanë pasur kontakte me Shtetet e Bashkuara në lidhje me një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve që përfshin gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, por se ata duhet të qëndrojnë larg medias.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, citoi komentet e presidentit Vladimir Putin në fillim të këtij muaji në një takim me redaktorët e lartë të agjencive ndërkombëtare të lajmeve. Putin tha atëherë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara ishin në kontakt për këtë çështje, transmeton Telegrafi.
“Dua t’ju kujtoj përsëri bisedën e presidentit me krerët e agjencive të informacionit në Shën Petersburg – ai konfirmoi se ka kontakte të tilla”, tha Peskov.
“Ato vazhdojnë, por duhet të vazhdojnë të zhvillohen në heshtje të plotë… Prandaj, nuk mund të jepen njoftime, deklarata apo informacione për këtë çështje”, shtoi ndër tjera zëdhënësi i Kremlinit.
Kur u pyet se pse gjyqi për spiunazh i Gershkovich do të mbahej me dyer të mbyllura, Peskov tha se ai nuk ështëë në gjendje të komentojë asgjë për çështje të tilla pasi është një vendim i marrë nga gjykata.
“Ky është një vendim gjykate. Ne nuk mund ta komentojmë këtë”, tha Peskov.
Gershkovich, 32 vjeç, u arrestua nga Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) më 29 mars 2023, në një restorant në qytetin Yekaterinburg, 1,400 kilometra në lindje të Moskës, me akuzën e spiunazhit që mbart deri në 20 vite burg.
Gazetari i parë amerikan që u arrestua me akuza për spiun në Rusi që nga Lufta e Ftohtë më shumë se tre dekada më parë, Gershkovich i ka mohuar vazhdimisht akuzat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri