Shërbimi rus i sigurisë (FSB) thotë se ka arrestuar 11 të dyshuar, duke përfshirë katër të cilët thotë se janë "drejtpërdrejt" të përfshirë në sulmin e mbrëmshëm në sallën e koncerte “Crocus City Hall”.

Mediat shtetërore, RIA dhe TASS raportojnë se kreu i FSB-së ia kishte raportuar lajmin drejtpërdrejt presidentit rus, Vladimir Putinit, i cili ende nuk i është drejtuar popullit rus pas sulmit.


“Drejtori i FSB-së i raportoi Putinit për ndalimin e 11 personave, përfshirë katër terroristë që morën pjesë në sulmin terrorist në Crocus City Hall, raporton shërbimi i shtypit i Kremlinit”, njoftoi TASS.

Nuk u dhanë detaje se kush janë të dyshuarit, nga mund të jenë apo si u arrestuan, raporton skynews.

Kujtojmë se Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë se numri i personave të vrarë tanimë është më shumë se 93 ndërsa mbi 100 të tjerë janë plagosur.

Ndryshe, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për vrasjet, duke pretenduar se ka sulmuar një tubim të madh të të krishterëve në Krasnogorsk në periferi të Moskës. /Telegrafi/

b01a88f6 6969 465b 8e6b a57d3897429f

aef80ba2 b14e 4267 af95 e4abde30d6d0

67f61673 1dae 4503 ae2a c46ff8044dcb

0b86df35 bd85 455f acb2 e8346caec873