Krem-supa vitaminoze

Një supë e lehtë, shumë e ushqyeshme dhe e shëndetshme. Të gjithë do të mbeten të kënaqur
Për 6 persona nevojiten:- 2 patate të mëdha, - 2 molla të tharta, - një qepë e vogël, - 2 pjesë të bardhë të preshit të grirë imët, - 1,5 l supë zogu, - 1 fletë dafine, majdanoz- 4 lugë vaj ulliri, - kripë, - piper.Përgatitja:
Patatet dhe mollën qëroni dhe pritni në kube. Qepën qërojeni dhe grijeni imët.
Në tenxhere ngrohni vajin në temperaturë mesatare dhe fërgojeni qepën, pataten, mollën dhe preshin 7 – 10 minuta.
Pastaj shtoni supën, fletën e dafinës dhe temjanin dhe lini të zieni në zjarr mesatar 40 minuta, derisa pemët dhe perimet të zbuten.
Nxirrni fletën e dafinës dhe majdanozin, pastaj përzieni supën derisa të bëhet krem homogjen.
Qitni kripë dhe piper sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë! - transmeton Telegrafi.

















































