LAJMI I FUNDIT:

Kredi konsumatore nga Halkbank për punëtorët shëndetësorë me periudhë grejs prej 6 muajsh dhe normë fikse interesi prej 4% për dy vitet e para

Kredi konsumatore nga Halkbank për punëtorët shëndetësorë me periudhë grejs prej 6 muajsh dhe normë fikse interesi prej 4% për dy vitet e para

Halkbank AD Skopje përgatiti një produkt të veçantë – Kredi konsumatore për punëtorët shëndetësorë, e cila është me normë fikse interesi prej vetëm 4% për dy vitet e para, respektivisht normë variabile interesi prej 5% për periudhën e mbetur të shlyerjes dhe me mundësi për shfrytëzimin e periudhës grejs prej 6 muajsh. Me produktin e ri, Halkbank u del në shesh punëtorëve shëndetësorë që janë heronjtë tanë, sepse janë në “linjën e parë të fronit” në këtë kohë pandemie të shkaktuar nga COVID-19.

Produktin e ri mund ta shfrytëzojnë të gjithë të punësuarit në institucionet shëndetësore të vendit tonë. Normë interesi prej 4% për dy vitet e para, kurse për periudhën e mbetur e ndryshueshme dhe për momentin është 5% (3,5 pikë përqindjeje + norma referente për llogaritjen e normës ligjore të interesit që për momentin është 1,50%). Kredia konsumatore është në shumë maksimale prej 1.500.000 denarë, me afat kthimi prej 120 muaj dhe pa komision për përpunim e saj. Shpenzimet e vetme të kredisë janë 150 denarë për aplikacion dhe kompensim prej 350 denarë për marrjen e të dhënave nga Byroja Kreditore e Maqedonisë, e cila shumë paguhet nëse miratohet kredia.

Si kolateral për këtë kredi janë përfshirë polisat e sigurimit nga Halk Osiguruvanje AD, polisa nga aksidenti prej 600 denarësh në nivel vjetor, varësisht nga shuma e kredisë. Lartësia e shpenzimit të paketës polisë sigurimi varet nga tarifa e Halk Osiguruvanje AD Skopje dhe parametrat individualë të huamarrësit. Polisa paguhet për çdo vit, gjatë kohëzgjatjes së kredisë dhe i përfshin këto rreziqe:

– Pamundësi për kthimin e kredisë – vdekje për çfarëdo arsye, vdekje nga aksidenti dhe

– Sigurim nga aksidenti – invaliditet i përhershëm mbi 30%.

Kredia e re konsumatore e Halkbank është pa dedikim dhe mund të përdoret për nevoja të ndryshme, si dhe për rifinancimin e ekspozimeve aktuale kreditore në banka të tjera. Të gjithë punëtorët e interesuar shëndetësorë për këtë kredi konsumatore mund të aplikojnë pa kompensim për përpunim, më së voni deri më 31 dhjetor 2020.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori