LAJMI I FUNDIT:

Kreatorja e modës Flora Suldashi prezanton brendin e saj “Flora S” në “Miss Germany 2017”

Kreatorja e modës Flora Suldashi prezanton brendin e saj “Flora S” në “Miss Germany 2017”

Brendi “Flora S” i veshjeve, tashmë është i njohur në Gjermani. Edhe këtë vit, veshjet e finalisteve në spektaklin prestigjioz me përmasa republikane “Miss Germany”, i janë besuar kreatores Flora Suldashi, krijueses së brendit “Flora S”.

Spektakli është mbajtur në resortin turistik international “Europapark” dhe të pranishëm në publik kanë qenë kryesisht shtresa elitare dhe një numër i madh i medieve nga Gjermania.


Flora Suldashi, këtë vit ka prezentuar një veshje serioze për larje, në ngjyrën e zezë të stilizuar në mënyrë diskrete, me gurë Swarovski.

“Koleksioni im për “Miss Germany 2017 ” shpreh elegancë dhe është në frymë moderne, ka karakter serioz dhe paraqet silueten e femrës në mënyrë dinjitoze. Jam shumë e lumtur që kam gëzuar privilegjin të depërtoj në këto nivele superiore dhe të realizoj objektivin tim”, thotë Flora Suldashi për Telegrafin.

“Koleksioni im i kostumeve për larje, është mirëpritur nga stafi i komisionit të “Miss Germany” (të theksoj se kjo është një koorporatë 90 vjeçare), kam marrë shumë fjalë të bukura pas spektaklit. Kolekcioni u realizua në Gjermani, pra është produkt “Made in Germany”, me dëshirë në të ardhmen do të realizoja prodhimin edhe në Kosovë”. /Telegrafi/